SONDAZH: SkandaIi i spitaIeve të Tiranës ndaj 53-vjeçarit, 92% e votuesve: Të dorëhiqet Ogerta ManastirIiu!

Lutfi Çekiri është 53-vjeçari nga Ndroqi, i cili ndërroi jetë pasditen e të premtes pasi u sorollat në dyert e spitaleve për të marrë ndihmë mjekësore. Vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, bashkë me të shoqen ai kishte kaluar gjithë ditën dhe natën pranë ambienteve të spitaleve me shpresën se dikush mund t’i shihte dhe do t’i jepte një përgjigjje për gjendjen e rënduar shëndetësore. Por shpresa ka qenë e kotë, pasi askush nuk u kujdes për të. Siç duket, Ministria e Shëndetësisë ka lënë jashtë vëmendjes të gjitha shërbimet e tjera dhe e ka çuar stafin mjekësor në trajtimin e pacientëve me Covid.

Ky ishte vërtet një skandal nga ana e Rilindjes, pasi përkundër premtimeve të shumta në lidhje me shërbimet në shëndetësi, rasti i fundit dëshmoi komplet të kundërtën e asaj që propagandohet.

Lidhur më këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetjen:
Skandal në shëndetësi. 53-vjeçari nga Ndroqi humb jetën pasi sorollatet pa mëshirë nga spitalet e Tiranës pa marrë mjekimin e duhur. A duhet të dorëhiqet Ogerta Manastirliu?
Nga rezultati i votimit vërehet se se 92% eq qytetarëve u shprehën pro dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, ndërsa vetëm një pakicë prej 8% votuan që ajo ë vazhdojë detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.