“Ti japim fund kësaj histerie” viroIogu i njohur itaIian kunder karantines: Covid ka vdekshmëri të uIët, 95% e rasteve janë asiptomatikë




Giorgio Palù, një personalitet i njohur në fushën e virologjisë, profesor i Universitetit të Padovës dhe ish-president i Shoqatës Italiane dhe Evropiane të Virologjisë, në një intervistë për corriere.it, është shprehur se është kundra një mbylljeje të dytë sepse do të ishte fatale për ekonominë, por edhe për shëndetin mendor dhe edukativ të të gjithë qytetarëve.
Sipas Palù vërehet një histeri e madhe lidhur me shifrat e Covid e cila nuk është e nevojshme. Është normale që e gjithë Europa dhe jo vetëm po përballet me shifra shumë të larta infektimesh ditore, që lidhen me rifillimin e të gjithë aktiviteteve, por edhe ftohjen e motit, dhe mungesën e ekspozimit në temperatura të larta dhe diell.




Gjithashtu ai shton se tamponi te njerëzit që s’kanë simptoma është i panevojshëm, dhe duhet të bëhet vetëm në rastet kur në një grup të ngushtë ka disa raste pozitive.
Giorgio Palù gjatë itervistës thotë:
95% e njerëzve që dalin pozitiv nga tamponi nuk kanë simptoma, dhe për këtë ata nuk mund të përkufizohen si të sëmurë. Pika e dytë që duhet parë: është e sigurt që këta njerëz janë “infektuar”, domethënë kanë rënë në kontakt me virusin, por nuk është e sigurt se ata janë “ngjitës”, domethënë se mund të transmetojnë virusin te të tjerët. Ajo që ka vërtet rëndësi është të dish se sa njerëz mbërrijnë në kujdesin intensiv: është ky numër që jep dimensionin real të gravitetit të situatës. Në çdo rast, ky virus ka një vdekshmëri relativisht të ulët, mund të vrasë, por nuk është murtajë. Unë jam kundër si qytetar sepse do të ishte vetëvrasje për ekonominë tonë; si shkencëtar sepse do të penalizonte edukimin e të rinjve, të cilët janë e ardhmja jonë, dhe si mjek sepse do të nënkuptojë se njerëzit e sëmurë, që vuajnë nga sëmundje të tjera, veçanërisht nga tumoret, nuk do të kishin mundësi trajtimi. E gjithë kjo përballë një sëmundjeje, Covid-19, e cila, në të gjitha rastet, ka treguar se ka një vdekshmëri të ulët. Nuk është aq vdekjeprurëse. Ne duhet t’i japim fund kësaj histerie.



