Tornado në detin Adriatik. Nën tension Durrësi dhe VeIipoja

Një tornado është shfaqur në Porto-Romano në Durrës. Në foto shfaqet pamja tornados e cila është larg brigjeve po gjithsesi ka shfaqur frikë dhe panik te qytetarët që e kanë parë. Megjithëse moti nuk duket shumë i vranët, dallgët në bregdet janë shtuar. Edhe në Gjirin e Lalëzit janë shfaqur pamje të frikshme sepse tornadoja duket mjaft afër.

Gjithashtu edhe në Velipojë nga ana tjetër është dukur tornadoja e cila ka përhapur panik në popull. Moti në Velipojë është më i vranët se në Durrës dhe gjithashtu dallgët jane të mëdha. Fatmirësisht vorbulla e erës ndodhet larg dhe nuk ka kaluar pranë zonave të banuara.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri janë shfaqur fenomene të tilla të rralla si tornado. Dy vendet e sipërpërmendura e kanë parë edhe më herët këtë dukuri. Fotot janë realizuar në mënyrë spontane nga qytetarët të cilët më pas i kanë dërguar pranë redaksisë së JOQ ALBANIA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.