Video që u bë hit në internet, Aguero ngacmon arbitren gjatë ndeshjes

Manchester City fitoi ditën e djeshme, teksa mposhti Arsenalin 1-0, falë golit të shënuar nga Rrahim Stërling. Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e mori Kun Aguero, i cili u rikthye në fushë ditën e djeshme, pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi. Argjentinasi bëri një veprim të çuditshëm ndaj arbitres anësore gjatë ndeshjes.

Pasi pati një bisedë të shkurtër, për të sqaruar një vendim të gjyqtares, ai e shoqëron me një prekje atë, moment që menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në internet. Diçka e çuditshme kjo nga sulmuesi, që tashmë ka nisur të bëhet virale në rrjetet sociale dhe mbi këtë vetë Aguero në orët e ardhshme mund të japë edhe një sqarim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *