Shokuese: Besimtarët puthin dorën e MitropoIitit Serb që vdiq nga COVlD-19




Koronavirusi nuk kurseu as Mitropolitin e Kishës serbe në Malin e Zi, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë. Atij i është dhënë lamtumira e fundit duke shkelur çdo rregull të vendosur si pasojë e COVID-19. Pamjet e publikuara nga mediat Serbe tregojnë se arkivoli i Mitropolitit ishte i hapur dhe besimtarët i shkonin afër duke i puthur dhe dorën.
Pa asnjë distancë sociale, njerëzit kanë qëndruar dhe shoqëruar trupin e pajetë deri ne banesën e fundit. Pamjet po bëjnë xhiron e mediave duke treguar një realitet të hidhur mbi respektimin e masave kundra pandemisë së COVID-19.



