Kjo Është Sureja (Dova) Me 4 Vargje Në Kur’an,Por Që Ka VIeren Sa Me Një Të Tretën E Kur’aniT (Mëso)

Kjo është sureja (dova) me katër vargje në Kur’an,por që ka vleren sa me një të tretën e Kurani (mëso).Është e radhitur në Kaptinen 112 të Kur’anit Famëlartë.1. KUL HUWALL-LLAHU ‘EHAD 2. ALL-LLAHUS-SAMED 3. LEM JELID WE LEM JULED 4. WE LEM JEKUN L-LEHU KUFUEN EHAD(SURJA EL-IHLÂS.Mekase – 4 vargjeBismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!2. Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.3. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.4. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”)

Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), përcjell se dikush dëgjoi një burrë duke lexuar suren: Kul Hua Allahu Ehad dhe duke e përsëritur atë. Kur u zgjua në mëngjes, shkoi tek Profeti (alejhi selam) dhe i tregoi për këtë -sikur po e quante pak-.I dërguari i Allahut (alejhi selam) i tha: Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim, vërtet ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit.

[E përcjell Buahriu dhe Muslimi].Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell duke thënë: Unë, erdha me Profetin (alejhi selam) dhe ai dëgjoi një person duke lexuar suren Kul Hua Allahu Ehad. I dërguari i Allahut tha:E meritoi! Unë i thash: Cfarë meritoi?Ai tha:Xhenetin! [E përcjell Maliku, Tirmidhiu dhe Nesaiu].

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *