Mos e beso po deshe “Totalisht e vërtetë! Trump është me origjinë shqiptare”

Mos e beso po deshe “Totalisht e vërtetë! Trump është me origjinë shqiptare”

Nga Genc Ymeraj

Kur pak ditë më parë, disa portale vrapuan ta nxjerrin Trump-in shqiptar, e mora me të qeshur. Zakoni ynë, i thashë vetes.

Por sot në mëngjes jam totalisht i bindur, ë kishin të drejtë. Nuk u nisa fare nga incidente të vogla gjatë deklaratave të tij të këtyre viteve si banori i parë i Shtëpisë së Bardhë. Por thjesht nga performanca e tij.

Kur rezultatet e nxjerrin rivalin deri tani kryesues, Trump del dhe thotë triumfator se nuk e priste kaq të thellë fitoren. Pastaj më tej, totalisht i yni, kur del e thotë se po i vjedhin vota. Histori e re për SHBA-në.

Jo mo po eshte shqiptar burri i botës. Deri në drekë, besoj se do dalë të bëjë dhe shqiponjën me duar.

Emocion prej vëllau..Trump është shqiptar. Totalisht. Me këtë entuziazëm, ftoj dhe presidentin e Shqipërisë, tëmos e vonojë edhe një titull të shpejtë “Mjeshtër i madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *