Te vertetat e Melekeve(Engjejve)! Çfare zbuIuan shkencetaret? Çfare ka pare profeti Muhammed (salAllahu alejhi ve selem) ?

Te vertetat e Melekeve! Çfare zbuluan shkencetaret? Çfare ka pare profeti Muhammed (salAllahu alejhi ve selem) ?

Ato janë krijesa të Allahut që Ai i ka krijuar prej dritës. Krijimi i tyre ka qenë i mëparshëm ndaj atij të njerëzve. Ata janë robër të bindur të Allahut, nuk e kundërshtojnë Atë në asgjë, dhe zbatojnë me përpikëri atë që urdhërohen. Nuk kanë asnjë cilësi hyjnore, asgjë nga cilësitë e Zotit. Ata nuk kanë liri-zgjedhje, as epshe dhe dëshira (tundime), e as gjini siç i kanë ato njerëzit dhe xhinët.

Ato janë disa krijesa të cilat njeriu nuk është ‘programuar’, – apo nuk i është dhënë aftësia dhe shqisa – për t’i parë, sa kohë është në këtë botë. Edhe pse këtu ka disa përjashtime, sepse ata i kanë parë disa prej njerëzve përveç profetëve (si psh shokët e Profetit tonë – sal lall llahu alejhi ue sel lem -, por pasi janë shndërruar në njerëz).

Kjo sepse njeriut i janë dhënë aftësi dhe shqisa të kufizuara, dhe kjo është në të mirë të tij. Është në të mirën e njeriut që të mos dëgjojë dhe shikojë çdo gjë që e rrethon, përndryshe ai nuk do ta shijonte dot jetën. Imagjinoni për pak çaste vetëm këtë: Sikur veshi i njeriut të kishte aftësi të kapte valët që kap aparati i radios, imagjinoni se çdo të ndodhte me këtë njeri që dëgjon vazhdimisht çdo gjë që transmeton aparati i radios. Ai do të ishte çmendur.

Dhe kjo është mëshirë e madhe prej Allahut për njeriun, që nuk e ka bërë atë të dëgjojë çdo gjë që ndodh në botë, çdo fëshfërimë të insekteve, zhurmën e gjakut që i lëviz nëpër vena, etj prej tingujve dhe zërave që e rrethojnë. Dhe nga kjo kuptojmë gjithashtu që veshi njerëzor nuk dëgjon veçse ato zëra që janë në një gjatësi vale të caktuar, apo në një frekuencë të caktuar zanore, të tjerat nuk i dëgjon dot. E njëjta gjë ndodh edhe me syrin edhe me të gjitha shqisat e tjera të tij.

Dhe kjo s’është aspak e çuditshme, sepse shkencëtarët kanë zbuluar se ka disa kafshë që shohin gjëra që nuk i kap syri i njeriut. Siç është p.sh.: bleta, e cila shikon rrezet ultravjollcë, për këtë arsye ajo e shikon diellin edhe kur është i mbuluar nga retë. Apo bufi i cili arrin ta shikojë miun edhe në natën më të errët.

Per me shume ndjek videon ne vazhdim:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *