A E Ndryshon Lutja e Sinqerte Kaderin (caktimin e Allahut)..?

A E Ndryshon Lutja e Sinqerte Kaderin (caktimin e Allahut)..?

Pyetje: A e ndryshon lutja kaderin (caktimin e Allahut)?Përgjigje: Ka ardhur në hadithin të cilin e saktësojnë disa dijetarë ku thuhet:‘’Nuk e ndryshon kaderin përveç duasë-lutjes.’’Që ka për qëllim:Allahu e ka caktuar që personi të lutet, e për shkak të kësaj lutjeje të ndodhë kjo apo ajo.Kjo është në përputhshmëri me hadithin:‘’Kush dëshiron ti shtohet rrizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le të mbajë lidhjet farefisnore.’’

Me këtë nuk duhet nënkuptuar që ka ndryshim të caktimit të Allahut.Mirëpo Allahu e ka caktuar që përsoni të mbaj lidhjet farefisnore dhe për këtë shkak ja zgjatë jetën, apo tjetri nuk i ruan lidhjet farefisnore Allahu për këtë shkak ja shkurton jetën.Prandaj themi se të gjitha janë me Kaderin- caktimin e Allahut të Lartësuar.Pra e ka caktuar që përsoni të lutet dhe lutja e tij të sjell rezultat-dobi. Apo tjetri nuk lutet dhe kështu nuk do të ketë asnjë lloj rezultati.Shkruar nga Shejkh Suhejmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *