GANl GECl: Le ta di e gjithë bota se unë nuk e dua Turqinë, Serbia dhe Turqia janë një!

GANl GECl: Le ta di e gjithë bota se unë nuk e dua Turqinë, Serbia dhe Turqia janë një!

Kështu ka deklaruar mbrëmë Gani Geci në emisionin “Prime Time” në Kanal 10, përcjell Gazeta Mejdani.

Në pyetjen e gazetarëve se a është i gatshëm të shkojë në Hagë dhe të ballafaqohet me Thaçin, Gani Geci përgjigjet:

“Po, kur është fjala për deklaratën numër 59, sa të ketë njerëz në tokë, unë jam i gatshëm të ballafaqohem me Thaçin dhe Selimin. Në cilëndo gjykatë qoftë e në cilin do shtet. Unë jam i gatshëm të dëshmojë dhe të ballafaqohem me ata dy. Përveç nëse më thirrin në gjykatën serbe, ruse, greke, turke.

Në një pyetje tjetër të gazetarëve se: “Domethënë as në gjykatën turke?”, Geci në mënyrë të prerë dhe duke e përsëritur më shumë se një herë thotë:

“Le ta di krejt bota, unë nuk e dua Turqinë. Unë Serbinë dhe Turqinë e di një. Ato janë një. Për mua Serbia dhe Turqia janë të njëjta. Tana të zezat i kemi pas, një kohë prej Turqie, e dikur prej Serbie. Turqia 500 vjet, Serbia 100 vjet. Unë nuk e dua Turqinë dhe pikë”, thotë Gani Geci./Gazeta Mejdani/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *