Lutje (Dua) per kerkimin e rriskut dhe miresive te medha nga Allahu i Madheruar..!

O Zot, na hap dyert e mëshirës Tënde dhe na lehtëso dyert e nafakës Tënde!

O Zot, më udhëzo me mrekullitë në të mëdha, ngase në mrekullitë më të mëdha udhëzon vetëm Ti. Largo nga unë karakterin e keq, ngase karakterin e keq nga unë mund ta largosh vetë Ti.

O Zoti im, të falënderoj aq, sa mund të mbushen qiejt, aq sa mund të mbushet toka, aq sa mund të mbushet hapësira midis tyre dhe aq sa dëshiron Ti pas kësaj. Ti meriton çdo lavdatë, madhërim dhe respekt. Kjo është më reale dhe më meritore që robi mund ta deklarojë, ndërkaq që të gjithë ne jemi robërit Tu. Atë që e jep Ti, atë nuk mund ta ndalojë asnjëri, ndërsa atë që e ndalon Ti, atë nuk mund ta japë askush. Askujt nuk mund t’i sjellë dobi pasuria pa Ty!

O Zot më ndihmo që të kujtoj dhe të përmend, të falënderoj dhe të robëroj siç meriton!

O Zoti im, ma përmirëso besimin tim, që është kryegjëja ime, ma përmirëso edhe botën time, ngase në të jetoj, ma përmirëso edhe botën tjetër, ngase atje do të shkoj, më ringjall gjersa kam jetë të mirë, ndërsa më jep vdekje kur jeta ime është e mirë. Bën që jeta ime të jetë shtim në çdo të mirë, ndërsa vdekja ime paqë dhe shpëtim nga çdo e keqe!

O Zot, unë nga Ti kërkoj t’më japësh nafakë të bukur, dituri të dobishme dhe punë e vepër të pranuar!

O Zot, Ti më je fuqi dhe ndihmesë, nga shkaku Yt levizi, nga shkaku Yt sulem dhe nga shkaku Yt luftoj!

O Zot, bëne besimin të dashur për ne, zbukuroje në zemrat tona, ndërsa bën që mosbesimi, mosbindja dhe mëkati të jenë të urrejtur për ne. Bën që të jemi prej atyre që ndodhen në rrugë të drejtë! O Zot, ti vraj jobesimtarët, të cilët i shtyjnë në gënjeshtër të dërguarit Tu dhe që largojnë nga rruga Yte. Lësho mbi ta dënimin Tënd, o Zoti i vërtetë! – Dëgjoje lutjen time!

O Zot, që ke shpallur librin, që shtyn rêtë dhe mposhtë grupet, mposhti ata dhe na ndihmo neve kundër tyre!

O Zot, ne Ty të vendosim para gjoksave të tyre dhe nga Ti kërkojmë mbrojtje nga prapësia e tyre!

Nuk ka Zot pos Allahut të Madhëruar dhe të Mëshirshëm, nuk ka Zot pos Allahut, Sundimtarit të fronit të lartësuar, nuk ka Zot pos Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës dhe Zotit të fronit të ndershëm!

O Zoti im, unë jam rob Yti, biri i robit Tënd dhe robëreshës Tënde. Tufa e flokëve të mi ndodhet në pushtetin Tënd, gjykimi Yt ndaj meje vlen dhe kalon, fati dhe përcaktimi Yt për mua është i drejtë. Të lutem me çdo emër tëndin me të cilin e ke quajtur Veten ose që ke shpallur në librin tënd ose të cilin ia ke mësuar ndonjë krijese tënde ose që e ke mbajtur në fshehtësinë Tënde, që ta bësh Kur’anin e lartësuar pranverë të zemrës sime, dritë të zemrës sime, që me te ta mënjanosh pikëllimin tim dhe të largosh brengat e mia!

O Zot, falja Yte është më e gjerë se mëkatet e mia, ndërsa unë mbështetem më shumë në shpresën tënde, se sa në veprat e mia.
Per me shume ndjek videon ne vazhdim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *