Thuaje këtë Iutje (Dua) 7 herë që të shërohesh nga sëmundjet..! Mesoje..!

Thuaje këtë Iutje (Dua) 7 herë që të shërohesh nga sëmundjet..! Mesoje..!

Të besosh nga zemra se lutja që e bën do të jetë e pranueshme është një çështje shumë e rëndësishme. Lutjet që i bëjmë, por që jemi të dyshimtë për pranimin e tyre janë të mangët për nga sinqeriteti. Mos realizimi i gjërave të cilët i kemi dëshiruar gjatë lutjes nuk nënkupton se lutja nuk është pranuar. Mjeku që ia jep pacientit ilaçin që ai ka nevojë dhe jo ilaçin të cilin ai e dëshiron, nënkupton se mjeku ia ka dhënë pacientit atë që me të vërtet ka pasur nevojë.

Lutja është çelësi sekret i thesarit të fshehtë të të Gjithëfuqishmit. Pikat në të cilët mbështetet një i varfër janë varfëria dhe prishjet e ndjenjave të zemrës. Është vendstrehimi më i sigurt i njerëzve që bërtisnin nga dhimbja. Ai që bën një hap për tek ky vendstrehim, konsiderohet sikur ta ketë gjetur atë çelës të fshehtë.

Lutja (duaja) është lëshim i një psherëtime; apel nga thellësia e zemrës. Një “ah” e shkëputur nga kraharori. Lutjet janë lotët e fëmijëve, nevoja e fëmijës për qumësht e shndërruar në pa tjetërsim. Çarja e farës dhe shpërthimi i sythit. Lutja është koka e ulur përpara dhe loti që derdhet nga syri. Ndonjëherë edhe ngritja e syve drejt horizontit me shikime që aludojnë në zjarrin që e ndjejmë në kraharorin tonë.

Apo të qëndrosh mbi sexhade i palëvizur në thellësi të errësirës.Shiko videon dhe meso lutjen e sherimit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *