Ganiu Publikon Një Video Të Gjergj Dedajt, I Cili Tregon Si E A Rrestoi Hashim Thaçi, A Do Të Dëshmoj Para Speciales?

Ganiu Publikon Një Video Të Gjergj Dedajt, I Cili Tregon Si E A Rrestoi Hashim Thaçi, A Do Të Dëshmoj Para Speciales?

Veterani i UÇK-së, Gani Geci ka shp ërndarë një video të Gjergj Dedajt, i cili në një intervistë kohë më parë ka folur për një in cident të cilin e quan kr im.

Ky incident që ka ndodhur në Çirez, gjatë kohës së luftës, sipas Dedajt ka të bëjë me udhëheqësin politik të UÇK-së, Hashim Thaçin.

Ai thotë se Thaçi e ka arrestuar dhe e ka futur në makinë ku pastaj e kanë dërguar me një shkollë.

“Arsyeja ishte e thjeshtë, që jemi parti politike dhe që e përkrahim presidentit historik Ibrahim Rugovën”, thotë Dedaj.

Ai tregon se aty janë maltretuar për tri ditë e tri net psiqikisht, fizikisht, dinjitoz e moral.

“Momenti i parë që kam taku ka qenë Hashim Thaçi me momenti që jemi nis nga aty që jemi përshëndet ka qenë Hashim Thaçit. Ai na ka marr në pyetje… dhe unë nuk e bëjë përgjegjës asnjë njeri në botë, vetëm Hashim Thaçin”, thotë Gjergj Dedaj.

E për këto deklarata si duket Dedaj i ka rënë pishman.

Ai disa ditë më parë, ka thënë se deklarata e tij që Hashim Thaçi së bashku me anëtarë të tjerë të UÇK-së e kanë ndaluar dhe e kanë maltretuar atë nuk qëndron.

“Kur e kam dhënë deklaratën për Thaçin, nuk kam qenë Gjergji. Jam krenar për ata djem që i dolën përballë njërës prej armatave më të forta në Evropë”, ka thënë Gjergj Dedaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *