Po jua shesin si mjalt natyral, por në fak po blini ka.ncer

Po jua shesin si mjalt natyral, por në fak po blini ka.ncer

Sk.andali tek “Uji i Ftohtë”, Tepelenë : Prodhimi i ushqimeve jashtë standardeve duke u kthyer në një problem të madh për shëndetin është një pr.oblem shumë i mprehtë ne vend.

Mashtrues nën emrin e tregtarit manipulojnë ushqime të ndryshme deri tek mjalti dhe më pas e shesin atë me çmime të shtrenjta sikur të ishte natyral.

Në një prej pikave ku shitet masivisht mjalt i pretenduar natyral, pikërisht tek “Uji i Ftohtë” në Tepelenë, AKU ka sekuestruar sai të mëdha mjalti të falsifikuar.

E. Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar me mjaltë.

Mjalti tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike. Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, nё fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.

Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur për “mjaltë natyral” dhe me çmim tё lartё, pushuesve dhe turistëve qё kalonin nё “Ujё tё Ftohtё”.

AKU ndërmori masёn administrative gjobё nё vlerën 200 000 leke dhe masën e konfiskimit. Ndërsa Sektori i kr.imit ekonomik vijon hetimet pёr konsumin e figurës sё veprave pe.nale tё “prodhimit dhe shitjes sё ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrez.ikshme për shëndetin” sipas nenit Nenit 288 tё Kodit Pe.nal dhe veprën pe.nale tё “fshehjes tё tё ardhurave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *