EKSKLUZlVE / Restoranti i shqiptarit nga Zvicra mbetet ndër më të mirët edhe për vitin 2021

EKSKLUZlVE / Restoranti i shqiptarit nga Zvicra mbetet ndër më të mirët edhe për vitin 2021

Restoranti Jägerhof në St. Gallen me të cilin menaxhon shqiptari Agron Lleshi, mbetet edhe më tej ndër restorantet më të famshëm në Zvicër.

Kohëve të fundit, GaultMillau Zvicër i ka konfirmuat 17 pikët edhe për vitin 2021.

Këtë sihariq e ka dhënë personalisht Agroni në një postim të tij në Facebook, duke shkruar:
Jemi jashtëzakonisht të lumtur që GaultMillau Zvicër i ka konfirmuar #17 pikët tona edhe për vitin 2021! Çfarë nderi!

«Agron Lleshi po përgatit me kualitet të lartë edhe për gurmanët më të mëdhenj të St. Gallenit. Gastronomi turbo ka guxim dhe përveç repertorit të tij të kuzhinës së lartë (sezonale, rajonale, mesdhetare, shumë vegi) mbështetet edhe te klasikja zvicerane ose te gatimet më të mira të nënës, #Gaultmillau 2021

Pa ekipin tim dhe mysafirët tanë të shkëlqyeshëm, nuk do të ishte e mundur. Faleminderit shumë!”, shkruan Agroni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *