E dini se çfare ben skifteri kur mbush 40 vite !?

E dini se çfare ben skifteri kur mbush 40 vite !?

Kur arrin moshën 40 vjeçare, thonjtë e tij e humbasin elasticitetin dhe fuqinë, duke e pasur të pamundur ta rrokin prenë, e cila është burimi kryesor i ushqimit. Në këtë moshë, edhe sqepi i tij i mprehtë dhe i fuqishëm, fillon e lakohet duke mos e kryer funksionin e tij. Dyzet vitet mbi supe, i bëjnë dhe krahët e tij të rëndë për shkak të peshës së puplave, të cilat i ngjiten për trupi, duke ia vështirësuar fluturimin. hapni markentingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Këto kushte, e detyrojnë skifterin të ndërmarrë një vendim tejet të vështirë. Alternativa tjetër është vdekja e ngadaltë te cilën ai e refuzon. Ai vendos ti hyjë një përvoje ndryshimi tërësor, e cila do i zgjasë 150 ditë.

Po çfarë bën skifteri? Le ta shohim së bashku.
Ai fluturon në majën më të lartë, atje ku dhe ndërton foletë. Pastaj, së pari fillon e godet sqepin në shkëmbinj, me sa forcë që ka, derisa ti thyhet.

Së dyti, pasi ta ketë thyer sqepin, pret derisa ti rritet.
Së treti, me sqepin e ri, fillon e shkul kthetrat e këmbëve.
Së katërti, pasi ti jenë rritur kthetrat, fillon e shkul të gjitha puplat e vjetra.

Pesë muaj pas kësaj torture, skifteri i kthehet sërish fluturimit në qiell, si të kishte lindur për së dyti. Ky ndryshim i dhimbshëm, e mundëson të jetojë dhe për 30 vite të tjera.
Ndonjëherë, na lipset që të bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë, edhe pse janë të vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *