A Duhet Të FaIet Namazi i Drekes Pas Namazit Të Xhumasë..? Mesoje..!

A Duhet Të Falet Dreka Pas Namazit Të Xhumasë..? Mesoje..!

A Duhet Të FaIet Namazi i Drekes Pas Namazit Të Xhumasë..? Mesoje..!
A duhet të falet dreka pas namazit të xhumasë?Pyetje: Selam Alejkum hoxhe i nderuar. Deshta te pyes se cfare lloj namazi duhet falur pas farzit te namazit te xhumase? Pasi kam degjuar se duhet falur dreka e fundit, njesoj si dreka 10 reqate, por me intereson saktesisht se cka duhet falur dhe si
duhet bere nijet per ate qe duhet falur? Allahu ju shperblefte.

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjyk’imit.Nuk ka dyshim se në kohën e Pejgamberit (salallahu alejhiveselem) është falur namazi i xhumasë dhe nuk është falur namazi i drekës pas saj.Gjithashtu një gjë e tillë ka vazhduar edhe te sahabet dhe tabiinët.E pas përhapjes së Islamit dhe shtuarjes së muslimanëve, është bërë e nevojshme që të falet namazi i xhumasë në disa xhami.

E disa nga dijetarët, duke e llogaritur tubimin e muslimanëve të një vendi në një xhami, si kusht për pranimin e namazit të xhumasë, kanë dhënë fetva se pas namazit të xhumasë duhet të falet namazi i drekës, në mënyrë që të kompenzohet kushti i lënë, e i cili është tubimi në një xhami të vetme.Edhepse, për të qenë ky mendim i saktë dhe i pranuar, patjetër duhet të jetë i mbështetur në argumente të Kur’anit dhe Sunetit. Dhe përderisa nuk ekziston ndonjë argument për faljen e namazit të drekës pas namazit të xhumasë, atëherë ibadeti i tillë nuk mund të jetë i kërkuar.

Ndërsa namazi i cili falet pas farzit të xhumasë, është suneti i xhumasë, i cili mund të falet dy apo katër rekatë.Thotë Pejgamberi (salallahu alejhi veselem): “Kush falet prej jush pas xhumasë, le t’i falë katër rekatë”. (Transmeton Muslimi) E në një transmetim tjetër, thotë Abdullah ibn Omeri: “Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) pas namazit të xhumasë, i falte dhe dy rekatë në shtëpinë e tij”.(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)Kështuqë ndonjëherë njeriu mund t’i falë dy rekatë sunet, e ndonjëherë katër. Ndërsa nuk ka nevojë që ta falë namazit e drekës në këtë ditë(Se si duhet bërë nijeti, dëgjo: Si bëhet nijeti për namaz?)Allahu e di më së miri.Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *