Sekretet e lutjes (Duas) qe duhet ti mesosh..! Meso dhe shiko Ndryshimin..!

Sekretet e lutjes (Duas) qe duhet ti mesosh..! Meso dhe shiko Ndryshimin..!

Në Islam lidhjes ndërmjet besimtarit dhe Zotit i kushtohet rëndësi e veçantë. Që kjo lidhje të jetë e fuqishme janë ligjësuar disa gjëra, ndër të cilat edhe lutja -duaja. Lutja shpreh afërsinë tonë me Allahun. Në Kur’an, Allahu duke na folur për këtë na thotë:

“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” [Bekare: 186]

Pra, është thirrje dhe motivim për dua sepse, përderisa Allahu është afër, askush para Tij nuk mund t’i përgjigjet lutjes, kërkesës, ankesës, hallit tonë. Thotë Allahu:

“Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!…” [Gafir: 60]

Për shkak të kësaj pozite dhe kësaj rëndësie, duaja konsiderohet adhurim[1]. Kjo nënkupton se duaja nuk është diçka e thjesht dhe parëndësishme që duhet të parashtrohet dosido. Atëherë lind pyetja:

Si dhe për çfarë të lutemi?

Duaja ka rregullat dhe etikën përkatëse. Allahu nuk i përgjigjet çdo lutje e çdo duaje. Por, përtej kësaj, duaja ka edhe diçka që mund të quhet art dhe mjeshtri e duasë. Është përmbajtja e saj. Një lutje e mirë është ajo që shprehet në atë mënyrë që Allahu do.

Në këtë hutbe, duke iu referuar një hadithi profetik, do të trajtojmë kriterin e përmbajtjes së lutjes, i cili e shndërron atë në lutje të mirë dhe, natyrisht, të pranuar. Në hadithin e transmetuar nga Ebu Derda r.a., qëndron se Pejgamberi a.s., ka thënë:

“Robërit nuk e lusin Allahun për diç më me vlerë se që t’i falë dhe t’iu dhurojë shëndet!”[2]

Per me shume ndjek videon ne vazhdim me titull ” Sekretet e lutjes (Duas) qe duhet ti mesosh..!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *