A me do mua Allahu..??? Mere pergjigjen e kesaj Pyetje..!
A më do mua Allahu?




Shejh Ali Et – Tantauij (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Një ditë pyeta veten, a më do mua Allahu? Kjo pyetje më ngacmoi në vetvete!
Menjëherë më erdhi ndërmend se dashuria e Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij vjen si rrjedhojë e shkaqeve dhe përshkrimeve të cilat janë përmendur në Kuranin Fisnik. Në këtë libër gjeta se Allahu i do “mutekinet” të devotshmit, por unë nuk guxoj ta llogarisë veten prej tyre!
Gjeta se Ai i do durimtarët, por unë jam pak i durueshëm!
Gjeta se Ai i do ata që përpiqen në rrugën e Tij, por mu duk vetja se jam dembel dhe i pafuqishëm!
Gjeta se Ai i do vepërmirët, por unë jam shumë larg tyre!




Në ato momente unë ndalova kërkimin në libër, u frikësova se mos nuk gjej për veten diçka për të cilën Allahu do të më dojë mua! Fillova të kërkoja rreth veprave e punëve të mia. Vura re se shumica e tyre ishin të përziera me dembelizem, të meta dhe gjynahe.
Ndërmend me erdhi thënia e Allahut të Lartësuar: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.”, dhe kuptova se ajo është për mua dhe për të tjerët si puna ime. Pastaj e përfundova këtë bashkëbisedim duke thënë disa herë: “I kërkojë falje Allahut, e tek Ai kthehem me pendim!”
Shpresojë që Allahu të më dojë!
Vërtetë, këto janë fjalë të arta! Allahu e mëshiroftë këtë dijetar!



