A Thua PSE..? Jo Vetëm Erdogani, Por Të Gjithë Turqit Kanë Simpati Për Shqiptarët..!

Jo vetëm Erdogani, por të gjithë turqit kanë simpati për shqiptarët

AImakos ka arritur të realizoj intervistë ekskluzive me Sabri Demirin, kryekëshilltar i Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Gjithmonë është sikurse hije e tij, e shoqëron kudo dhe këshillon për çështje të ndryshme. Por, si ka arritur deri në këtë pozitë shqiptari Demiri, si ka qenë rruga e tij, përkushtimi, peripecitë, tregon në bisedën që kemi realizuar së bashku.

Sigurisht se flasim edhe për çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me raportet e Turqisë me Ballkanin. Ndaj, ju ftojmë ta lexoni këtë pjesë të rëndësishme të bisedës në vijim. ALMAKOS: Flitet në opinion se Kryetari Erdogan ka një simpati për shqiptarët. Nëse po, a keni ndikuar edhe ju në këtë drejtim? Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive

Sabri DEMIRI: Jo vetëm Kryetari Erdogan por të gjithë turqit kanë simpati të veçantë për popullin shqiptar. Në Turqi me mburrje thuhet emri arnaut që do të thotë shqiptar. Ajo simbolizon trimërinë, bujarin e para së gjithash besën, ky virtyt i çmuar që na identifikon para botës. Turqia ishte prej shteteve të para që e pranoi pavarësinë e Kosovës. Një ashtu dhimbjet dhe vuajtjet e popullit kosovar i ndau me të dhe gjithmonë dera e Turqisë ka qenë e hapur për ta në çdo kohë.

Ata këtu ndihen si në shtëpinë e vet. Kështu ka qenë dhe besoj se ashtu do të ngel edhe në të ardhmen. Kurse, vet emërimi im nga ana e Kryetarit Erdogan si shqiptar flet për vendin e shqiptarëve te Kryetari i shtetit. Kurse unë edhe kur flas turqisht mendoj shqip e kjo energji reflektohet në të gjithë angazhimin tim ku do që jam.

Leave a Reply

Your email address will not be published.