Ai fal mekatet Allahu..? Hadith Madheshtore..! Mos e Humbisni

Ai fal mekatet Allahu..? Hadith Madheshtore..! Mos e Humbisni

Ai fal mekatet Allahu..? Hadith Madheshtore..! Mos e Humbisni
Mos u frikëso, se Zoti yt është Ai që fal gabimet dhe pranon pendimet
A nuk të zgjerohet gjoksi, të largohen brengat dhe shqetësimet, e të shtohet lumturia kur dëgjon fjalën e Allahut të Madhëruar. “Thuaj: ‘O robërit e Mi, që e keni ngarkuar veten meshumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtetë, Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që falshumë dhe është Mëshirues” (Kur’an 39:53).

Ajeti fillon me pasthirrmën: ‘O robërit e Mi’, që zemrat të tërhiqenmë fort ndaj kësaj thirrjeje, e të zbuten më shumë shpirtërat e atyre që i humbën shpresat. Në këtë varg kur’anor veçohen ata që i ngarkuan vetet më shumë se të tjerët, me mëkate të shumta dhe gabimetë mëdha. Ai ua ndaloi atyre humbjen e shpresës dhe premtoi për ta faljee mëshirë ndaj mëkateve, qofshin të vogla apo të mëdha, të fshehura apo të hapura, nëse pendohen me sinqeritet të thellë. Pastaj, Allahu[xh.sh.] e cilësoi Veten me përemër veçues dhe me lamin shques çka tregon rasë të përvetshme.

Per me teper ndjekni videon ne vazhdim me titull” Ai fal mekatet Allahu?”

Leave a Reply

Your email address will not be published.