Asnjehere Mos mendo keq per Allahun sepse mund te ju shkaterroj dhe humbisni cdo gje..!

Mendimi i keq për Allahun konsiderohet sëmundja më e madhe e zemrës, le të ndalemi e të flasim pak rreth kësaj pike, që të jemi të kujdesshëm dhe të paralajmërojmë për rreziqet e saj.

Disa njerëz mendojnë keq për Allahun duke marrë shkas nga premtimi i Tij, për fitoren e besimtarëve, dhe triumfin e tyre në rrugën e Allahut.

Gjithashtu, disa njerëz mendojnë keq për Allahun, si rrjedhojë e rrizkut, pasiqë ata besojnë më shumë të mirat që gëzojnë njerëzit sesa mirësitë e panumërta që gjenden pranë Allahut, mendojnë se rrizkun ia mundëson pushteti, kompania apo njerëzit. Këta persona bëjnë llogari të holla duke e harruar mbështetjen dhe besimin në Allahun e Madhëruar.

Allahu ka thënë në Kuran: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij.”[1]

Allahu i ka diskredituar ata që mendojnë keq për Të, dhe një sjellje të tillë e ka klasifikuar sjellje xhahiljeti.[2]

Allahu ka thënë në Kuran: “…duke menduar për Allahun të pavërtetën, ashtu si mendonin paganët.”[3]

“Ju ushqyet mendime shumë të këqija dhe kështu u bëtë popull i pavlefshëm i nisur drejt shkatërrimit.[4]

“Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit”.[5]

“Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund.”[6]

“Shumica e tyre veprojnë vetëm sipas hamendjes. Në të vërtetë, hamendja nuk e zëvendëson aspak të vërtetën. Allahu, pa dyshim, e di mirë atë që punojnë ata.”[7]

“Gjithashtu, (Ai e bëri këtë) për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët e idhujtaret, që mendojnë keq për Allahun. Radha e fatkeqësisë le t’i godasë ata!”[8]

“O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime se, vërtet, disa dyshime janë gjynah…”[9]

Në një këshillë drejtuar popullit, i Dërguari i Allahut -Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë për të- ka thënë: “Mos paragjykoni pasiqë paragjykimi është gjykimi më i gabuar!”[10] Detyra jonë është të mendojmë mirë për Allahun, pasiqë Allahu na vlerëson bazuar në mendimin që kemi për Të. I Dërguari i Allahut -Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë për të-, duke transmetuar fjalët e Allahut të Madhëruar thotë: “Unë e vlerësoj robin Tim ashtu siç mendon ai për Mua, le të mendojë atëherë për Mua çfarë të dojë.”[

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *