Çfarë Është ltikafi Dhe A Është I Lejuar Iltikafi Për Femrat?

Pyetje: Selam Alejkum hoxhe i nderuar: A lejohet femra te shkoj ne itikaf, a kane shkuar grate e te pareve tane?Nese jo, atehere a lejohet te shkojme per ta ruajtur agjerimin?Allahu ju shperblefte me te mira.Përgjigje:Alejkumselam.Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjy’kimit.

Itikafi është: Qëndrimi në xhami për një kohë të caktuar, pa dalur prej saj, me qëllim adhurimi për Allahun (azzevexhel).Itikafi për femrat ka bazë në sheriatin Islam. Aisheja (radijallahuanha) ka qënduar në Itikaf gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)Kështu është transmetuar edhe për disa gra të tjera të Pejgamberit (salallahu alejhiveselem), si Hafsa dhe Zejnebi dhe gra të tjera të sahabeve.

Por, për të qenë itikafi i lejuar për gratë, duhet të plotësohen dy kushte:-Të bëhet me leje të përgjegjësit, dhe-Të mos ketë në itikafin e saj fitneh (qoftë për veten e saj apo për burrat që qëndrojnë në itikaf).E në kohën dhe rrethanat në të cilat jemi, kushtet e përmendura ndoshta vështirë që mund të zbatohen. Andaj më e mira është që ato të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ose të kthehen në shtëpi pas namazit të tyre.Allahu e di më së miri.Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published.