Cfare ndodh kur lexon cdo dite Kuran..? Bereqeti i leximit të Kuranit…!

Cfare ndodh kur lexon cdo dite Kuran..? Bereqeti i leximit të Kuranit……!

Bereqeti i leximit të Kuranit.

Thotë njeri prej të parëve:
“Sa herë që shtoj pjesën e përditshme në leximin e Kuranit, aq më shumë më shtohet bereqeti në kohën time. Përditë e më shumë e shtoj leximin, derisa kam arritur në dhjetë xhuze, (200) faqe në ditë”

Ibrahim Makdisiu porositi Dija’ Makdisiun kur ky i fundit po nisej për udhëtim në kërkim të diturisë: “Shtoje sa më shumë leximin e Kuranit dhe mos e ler atë, sepse do të lehtësohet gjithçka që kërkon, në masën që lexon prej tij”…

Në librin Rijadus Salihijn, autori (imam Neueuiju), ka vendosur një temë me titull:
“Urdhëri për dhënien pas Kuranit, dhe qortimi për braktisjen, që çon në harresën e tij”

Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Jepuni pas këtij Kurani, sepse betohem në Atë që ka në dorë shpirtin e Muhamedit, ai (Kurani) largohet më shpejtë nga memoria, sesa devetë kur zgjidhen nga litarët”….Mutefekun alejhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.