Sa herë qe je i mërzitur apo në haII, mos humb kohë, thuaj këtë Iutje profetike që të gjesh zgjidhje
Sa herë qe je i mërzitur apo në haII, mos humb kohë, thuaj këtë Iutje profetike që të gjesh zgjidhje




Ajo që është e rëndësishme tek lutja është që të vij nga brendia. Njeriu që është i vetëdijshëm për atë që ka nevojë dhe që i çon duart duke besuar se i vetmi autoritet që mund ta zgjidh këtë problem është “Mëshira e Pafund”, duhet të lutet aq thellë dhe aq shumë deri sa të merr atë që ka nevojë dhe deri sa të përdridhet brendia jonë. Kur ta bëjmë këtë gjë nuk duhet të harrojmë se lutja është sekreti më i madh. Kthjelltësinë e lutjes nuk duhet ta ndotim me fëlliqësinë e hipokrizisë.




“Ata luten larg syve të të tjerëve, nga brendia, kërkojnë vetëm prej Krijuesit të tyre dhe i luten fshehurazi vetëm Atij”. Duhet të veprojmë në përputhje me udhëzimin Hyjnor. Ai që mbyll veten ndaj gjithçkaje por që ja hap veten vetëm Atij, ai që i ankohet vetëm Atij për gjendjen e tij, me kohë do të ndjej afërsinë e Gjithëfuqishmit në zemër. Asnjëherë nuk kthehet me duar bosh nga ai Kuvend.
Nëse robi do të kërkoj diçka nga zotëria e Tij, duhet të jetë i mbyllur ndaj gjithçkaje përveç Tij. Mendjen, ndjenjat dhe gjithë brendinë e tij duhet t’ia hap vetëm Atij. Zërin, fjalët, sjelljet dhe mimika duhet t’i rregullojmë në atë mënyrë, duke u munduar që t’i përshtatemi rregullave të paqes.




Lutja që lëviz dorë pas dore nga banorët qiellor, është lutje e një personi që është ngushtuar shumë, i cili shpirtin e ka gati për të dal dhe në gjendje shumë të vështirë. Një person i tillë i cili drejtohet kah Zoti i tij dhe zhytet në mendime duke ia shfaqur veten Atij është i vetëdijshëm se çfarë thotë, çfarë bën, ku qëndron dhe se çfarë dëshiron. Shprehja, “Ka shumë njerëz që nga pikëpamja duken si të mjerë, të shkretë dhe të lënë pas dore, por që nëse do të betoheshin në emër të Zotit, Krijuesi i Gjithëfuqishëm kurë nuk i nxjerr ata gënjeshtarë në betimet e tyre duke ua realizuar atë që ato kanë dëshiruar”, e sqaron shumë mirë këtë gjendje. Me lutjet e njerëzve të tillë, horizonti lëshon lotët e syrit dhe fillon të qaj.



