Lutje Madhështore për të kërkuar dashurinë e Allahut, Krijuesut të Botrave..!

Lutje Madhështore për të kërkuar dashurinë e Allahut, Krijuesut të Botrave..!

Lutje Madhështore për të kërkuar dashurinë e Allahut, Krijuesut të Botrave..!
Muadh Ibni Xhebel r.a. rrëfen: Një ditë në namazin e sabahut i Dërguari i Allahut s.a.v.s. erdhi kaq vonë, saqë ishte afruar koha e lindjes së diellit. Na e udhëhoqi namazin nxitimthi dhe më pas tha: “Qëndroni në vendet tuaja!” Më pas na u drejtua: Dua t’ju tregoj shkakun pse u vonova për të ardhur në namaz.

Natën u zgjova për tehexhudin dhe e fala aq sa kisha mundësi. Gjatë namazit më mori gjumi. Kur hapa sytë, pashë Zotin tim me një fytyrë jashtëzakonisht të bukur. Allahu më tha: “O Muhammed! A e di se për çfarë po debatojnë engjëjt?” “Nuk e di”, iu përgjigja. Allahu sërish më bëri të njëjtën pyetje dhe unë i dhashë të njëjtën përgjigje. Më pas pashë që Allahu i Madhërishëm vuri shputën e dorës së Vet mbi supin tim, derisa ndjeva freskinë e saj në kraharor dhe pastaj mua m’u qartësua çdo gjë.

Pastaj Allahu më pyeti: “O Muhammed! A e di se për çfarë po debatojnë engjëjt?” “Për shpërblesat” iu përgjigja. “Çfarë janë shpërblesat?” (që shlyejnë mëkatet), më pyeti Allahu. I thashë: “Ecja drejt xhamisë për të falur namazin me xhemat, qëndrimi në xhami pas namazit duke përkujtuar Allahun dhe marrja e plotë e abdesit, edhe pse nuk e do zemra”. Më pas Allahu më pyeti: “Çfarë janë nivelet?” I thashë: Të ushqej dikë, të flas me fjalë të buta dhe të fal namaz në kohën kur të tjerët janë në gjumë”. Allahu më tha: “Më kërko çfarë të duash”. Atëherë bëra këtë lutje.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. gjithashtu tha: “Kjo lutje është e vërtetë. Mësojeni edhe ju dhe mësojuani edhe të tjerëve”. Ajo lutje është:

O Allah! Të kërkoj mundësinë për të bërë të mira, për të hequr dorë nga të ndaluarat, dashurinë ndaj të varfërve dhe (Të kërkoj) të më falësh e të më mëshirosh. Kur vendos të futësh popullin në trazirë, të ma marrësh shpirtin përpara se t’i vijë trazira. Të kërkoj dashurinë e atij që të do Ty dhe dashurinë e asaj vepre që më afron drejt dashurisë Sate.[1]

Leave a Reply

Your email address will not be published.