Keto 3 Kategori njerëzish nuk do të hyjnë në Xhenet




Lutja në fakt është një thirrje e gjendjes tonë të dobët. Është pohim i vetëdijesimit të vetes sonë. Pranimi i robit për dobësitë e tij dhe mungesës së kushteve përballë fuqisë së pafund të Fuqisë Absolute të të Krijuesit. Lutja është sekreti më i madh dhe momenti më i fshehtë mes robit dhe Krijuesit të tij. Lutja është lëshim i një psherëtime; apel nga thellësia e zemrës.
Një “ah” e shkëputur nga kraharori. Lutje janë lotët e fëmijëve, është nevoja e fëmijës për qumësht e shndërruar në patjetërsi. Çarja e farës dhe shpërthimi i sythit. Kthimi i luleve të diellit kah dielli. Lutja është pranverë, verë dhe dimër. Është kohë me shi dhe pa shi.




Është borë, erë dhe stuhi. Është eklipsi diellor dhe fshehja e hënës. Lutja është koka e ulur përpara dhe loti që derdhet nga syri. Lutja është lumturi, shqetësim, gëzim, brengë. Lutja është bisedë individuale me Mikun më të Madh. Ndonjëherë edhe ngritja e syve drejt horizontit me shikime që aludojnë në zjarrin që e ndjejmë në kraharorin tonë. Apo të qëndrosh mbi sexhade i palëvizur në thellësi të errësirës.