Kujdes Vetmia shkakton probIeme në trup më shumë sesa pirja e 15 cigareve në ditë!

Ky ishte viti kur të gjithë filluan distancimin shoqëror. Kjo ka bërë që mosha e tretë të jetë ndier e vetmuar, por jo vetëm. Vetmia shkakton probleme në trup më shumë sesa pirja e 15 cigareve në ditë. Duke u nisur nga kjo shkenctarët Izraelit dhe Japonezë kanë gjetur zgjidhjen.

Kompania izraelite Intuit Robotics ka filluar testimin e një roboti i quajtur “ndihmës për plakjen më të lumtur”. Ky robot do të jetë shoqëruesi i personave në moshë të thyer. Ai do ti kujtojë ato për ilaçet, gjumin, filmat e dëshiruar, do të kalojnë kohë sëbashku duke bashkëbiseduar për tema të ndryshme, do të organizojnë lojëra etj, shkruan The Guardian.

“Ai ndihet ndonjëherë sikur të jetë në të vërtetë një shok ose shoqe, ose një person që është në të vërtetë atje”, thotë një grua në videon dëshmuese. “Ai është i mahnitshëm”, thotë një tjetër.

Ajo që mund të mos e dini është se biznesmenët japonezë gjithashtu po dynden për të blerë “të dashurën robot”. Për rreth 2,800 dollarë plus një tarifë mujore, blerësit mund të blejnë të dashurën e tyre.

Për të mos mjaftuar kjo, kompanitë japoneze kanë krijuar “motrën robot”. Shumë familje janë të shqetësuara për fëmijët e tyre që qëndrojnë gjatë gjithë kohës të vecuar nga shoqëria. “Motra robot” do i largojë ato nga vetmia dhe nga ndarja me shoqërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.