Kush e Mbron Dhe e Ruan Njeriun: Hajmalija apo Allahu i Plotfuqishëm..?

Allahu thote: “Nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund ta heqë atë; dhe nëse Ai jep ndonjë të mirë, atëherë vetëm Ai është i Plotfuqishëm ”(El-An’am, 17).

Nëse Allahu ju jep ndonjë telashe, askush përveç Tij nuk mund ta heqë atë, dhe nëse Ai ju dëshiron mirë, askush nuk mund ta parandalojë hirin e Tij; Ai shpërblen me të kë të dojë nga robërit e Tij; Ai është falës dhe i mëshirshëm ”. (Junus, 107) Ukba ibën Amir al-Juhani, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se dhjetë njerëz erdhën te Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, për t’i dhënë betimin, kështu që ai mori nga nëntë, dhe jo nga një. Sahabët i thanë: “I Dërguari i Allahut, pse e pranove betimin e këtyre nëntë, dhe nuk e pranove këtë betim?!” Profeti, salallahu alejhi ue selem, tha: “Për shkak se ai mban një hejmali”. Burri menjëherë tërheq dorën në gji dhe shkatërron hejmalin. Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pastaj pranoi betimin e tij, duke shtuar: “Kush var një hejmali ka bërë shirk.” [2]

Bartja e hajmalisë është e ndaluar në Islam dhe nuk lejohet muslimani të mbështetet në gjëra që Islami i ka ndaluar. Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Kush lidhë (bartë) hajmali, ka bërë shirk”. (Transmeton Ahmedi, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë)

Edhepse dijetarët kanë spejguar dhe kanë bërë dallim në mesin e atyre të cilët bartin hajmali, duke thënë:

-Nëse hajmalia është e shkruar me ajete Kur’anore, apo me lutje të transmetuara nga Pejgamberi (salallahu alejhiveselem), atëherë bartja e saj është haram, ngase nëpërmjet saj nënçmohet emri i Allahut, dhe kjo nuk është rrugë e pasimit të Pejgamberit (salallahu alejhiveselem) dhe shokëve të tij.

-Nëse hajmalia është e shkruar me shkronja dhe viza të cilat nuk kanë ndonjë kuptim dhe njeriu e bartë atë duke e ditur se Allahu është Ai i cili e mbron atë, por duke e llogaritur atë vetëm si shkak për të fituar mbrojtjen dhe ruajtjen e Allahut, atëherë bartja e saj është shirk i vogël.

-Ndërsa nëse njeriu e bartë hajmalinë duke menduar dhe shpresuar se ajo e mbron atë vetëvetiu, dhe nuk është Allahu Ai i cili e ruan dhe mbron atë prej të këqiave, atëherë bartja e saj është shirk i madh i cili e nxjerr njeriun nga Islami.

Sidoqë të jetë, hajmalitë nuk janë pjesë e Islamit dhe njeriu duhet të largohet prej tyre dhe të mbështetet vetëm në Allahun (azzevexhel), duke qenë i bindur se Ai është i vetmi i cili ka mundësi t’i plotësojë nevojat e tij dhe ta mbrojë atë nga çdo e keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.