Kush e thotë këtë lutje 4 herë, Allahu do ta shpëtojë atë ditë nga Zjarri..!

Ajo që është e rëndësishme tek lutja është që të vij nga brendia. Njeriu që është i vetëdijshëm për atë që ka nevojë dhe që i çon duart duke besuar se i vetmi autoritet që mund ta zgjidh këtë problem është “Mëshira e Pafund”, duhet të lutet aq thellë dhe aq shumë deri sa të merr atë që ka nevojë dhe deri sa të përdridhet brendia jonë.

Kur ta bëjmë këtë gjë nuk duhet të harrojmë se lutja është sekreti më i madh. Kthjelltësinë e lutjes nuk duhet ta ndotim me fëlliqësinë e hipokrizisë. “Ata luten larg syve të të tjerëve, nga brendia, kërkojnë vetëm prej Krijuesit të tyre dhe i luten fshehurazi vetëm Atij”. Duhet të veprojmë në përputhje me udhëzimin Hyjnor.

Ai që mbyll veten ndaj gjithçkaje por që ja hap veten vetëm Atij, ai që i ankohet vetëm Atij për gjendjen e tij, me kohë do të ndjej afërsinë e Gjithëfuqishmit në zemër. Asnjëherë nuk kthehet me duar bosh nga ai Kuvend. Nëse robi do të kërkoj diçka nga zotëria e Tij, duhet të jetë i mbyllur ndaj gjithçkaje përveç Tij. Mendjen, ndjenjat dhe gjithë brendinë e tij duhet t’ia hap vetëm Atij. Zërin, fjalët, sjelljet dhe mimika duhet t’i rregullojmë në atë mënyrë, duke u munduar që t’i përshtatemi rregullave të paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *