Lute Allahun qe te mos ju sprovoj me kete 5 gjera..!

Lute Allahun qe te mos ju sprovoj me kete 5 gjera..!

Janë 5 gjëra për të cilat lus Allahun të mos sprovoheni me to, e të mos i arrini ato?!.
Nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se ka thënë:
“I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve sel-lem!,- u kthye drejtë nesh dhe tha:
“O emigrues në rrugë të Allahut!

Janë pesë gjëra për të cilat lus Allahun të mos sprovoheni me to, e të mos i arrini ato.
1: Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin haptazi, e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre.
2: Nuk peshojnë dhe masin mangët, vetëm se do të ndëshkohen me varfëri, skamje dhe tirani të sundimtarëve (sulltanëve).

3: Nuk e ndërpresin dhënien e zakatit, vetëm se do tu ndërpritet rënia e shiut, sa që sikur të mos ishte shkaku i kafshëve nuk do të binte asnjë pikë.

4: Nuk e thyejnë premtimin e dhënë Allahut dhe premtimin e dhënë të Dërguarit të Tij,- salallahu alejhi ve selem!,- vetëm se Allahu atyre do tu përcaktoj një armik të jashtëm i cili do ua marri disa prej të mirave që i posedojnë.

5: Dhe nuk gjykojnë prijësit e tyre me ligj tjetër përveç Librit të Allahut, si dhe nuk zgjedhin gjykime të tjera përveç asaj që ka përcaktuar Ai, vetëm se Allahu do ti përçaj dhe do ua shtoj urrejtjen mes vete.”
Hadithi Sahih.

Shënon Ibën Maxhe,- Allahu e mëshiroftë!.
Ndërsa, Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e vlerësoi hadithin si Sahih(të vërtetë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *