Një lutje (Dua) për tu mbrojtur nga e keqja..!

Lutja (duaja) është lëshim i një psherëtime; apel nga thellësia e zemrës. Një “ah” e shkëputur nga kraharori. Lutjet janë lotët e fëmijëve, nevoja e fëmijës për qumësht e shndërruar në pa tjetërsim. Çarja e farës dhe shpërthimi i sythit. Lutja është koka e ulur përpara dhe loti që derdhet nga syri. Ndonjëherë edhe ngritja e syve drejt horizontit me shikime që aludojnë në zjarrin që e ndjejmë në kraharorin tonë. Apo të qëndrosh mbi sexhade i palëvizur në thellësi të errësirës.

Njeriu është një krijesë që ka nevoja të pakufizuara, mirëpo i ka të kufizuara kushtet dhe fuqinë për t’i arritur ata. Njeriu ka kërkesa të pa fund sepse ai vet është krijuar për një jetë të pafundme. Mirëpo, pasurinë dhe fuqinë që e posedon për ta arritur atë është shumë e ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *