E mrekullueshme: Turqi, DaIin GjaIIë Nga Rrënojat Nëna Dhe Kater Fëmijët




Turqi, dalin gjallë nga rrënojat nëna dhe 4 fëmijët
Në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti i djeshëm në Turqi, ekipet e shpëtimit vijojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat. Ndonëse numrat e viktimave vazhdojnë të shtohen, ka edhe lajme të mrekullueshme mes kaosit që la pas tërmeti i fortë.
Orët e fundit, mediat turke kanë raportuar se një nënë dhe 4 fëmijët e saj janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese plotësisht të shembur në Do?anlar. Pas afërsisht 23-orësh nga momenti i rënies së tërmetit, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat nënën së bashku me 4 fëmijët.Fillimisht, ekipet arritën të kontaktojnë me nënën 38-vjeçare Seher Dereli Perinçek. Ajo konfirmoi se ndodhej së bashku me fëmijët e saj, binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek, djali 10 vjeç Umut Perinçek, si dhe më e vogla Elif Perinçek, 3 vjeç.
Aktualisht, grupet e kërkim-shpëtimit janë duke punuar intensivisht në 8 ndërtesa të rrënuara në Bayrakl?, një prej zonave më të dëmtuara nga tërmeti.



