Te fshehtat e vd’ekj’es! Çfare duhet te dime?! Kujdes Mos e Humbsini..!

Te fshehtat e vd’ekj’es! Çfare duhet te dime?! Kujdes Mos e Humbsini..!

Allahu i Lartësuar, në Suren Enbija, ajeti 34 thotë: “Ne nuk kemi bërë asnjë të pavdekshëm para teje. Pra, nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm”

Shkrimin tonë duam ta fillojmë në kuadrin e vargjeve të mësipërme kuranore dhe të kontribuojmë për të bërë një përllogaritje të hollë, duke theksuar edhe një herë realitetin e vdekjes. Taberi e ka komenduar kështu këtë ajet: “O Muhamed! Ne nuk kemi krijuar para teje askënd prej bijëve të Ademit, i cili do të jetë i përjetshëm, që të të krijojmë edhe ty të përjetshëm atje. Edhe ti do të vdesësh patjetër, ashtu siç kanë vdekur profetët para teje. Nëse ti vdes, a do të mbesin të përjetshëm pas teje në këtë botë ata që i bëjnë ortakëri Zotit të tyre? Jo, situata nuk është aspak e tillë. Edhe nëse jeton apo vdes edhe ata do të vdesin patjetër.” (Taberi, Muhammed b. Xhafer et-Taberi, Xhamiu’l-Bejan fi Tefsiri’l-Kur’an, Kajro, 1987, vol. IX, kapitull. XVII, 18-19.)

Sipas mendimit të shumicës së komentuesve, ky ajet ka zbritur pas fjalës së politeistëve për Profetin, (a.s.): “A mos vallë po thonë: ‘Ai është vjershëtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja’” në ajetin 34 të sures Tur. Ata donin që Profetin, (a.s.), ta godiste ndonjë shqetësim dhe të ngushëlloheshin e të gë- zoheshin me këtë. (Shevkani, Muhammed b. Ali b. Muhammed esh-Shevkani, Fethu’l-Kadir Xhamiu bejne Fenneji’r-Rivajeti ve’d-Dirajeti min Ilmi’t-Tefsir, Tas’hih, Ahmed Abdus-selam, Bejrut, 1994 , III, 503; Nisaburi, Muhammed b. Hysejn Kummi en-Nisaburi, Tefsiru Garaibi’l-Kur’an ve Ragaibu’l-Furkan, Bejrut, 1987, vol. IX, kapitull. XVII, 21(Është botuar në anë të tefsirit të Taberit).

Askush nuk e di ku, në ç’kohë dhe si do të vdesë.

Kjo është një çështje e fshehtë. Njeriu vdes atje ku Allahu ia ka përcaktuar vendin. Pas betejës së Uhudit, mushrikët (politeistët) filluan të bënin thashetheme dhe e shfaqën hidhërimin e tyre duke thënë: “Po të kishin marrë mendimin tonë në këtë çështje, nuk do të vdisnim këtu.” Ata pretendonin se do të shpëtonin nga vdekja duke mos marrë pjesë në betejë, nëse ata vetë do të kishin një autorizim lidhur me të.

U kërkua një përgjigje e këtillë nga Profeti, (a.s.), për fjalimin e tyre të pavlerë dhe për moszotërimin e kompetencave të përcaktimit dhe planeve rreth realitetit të vdekjes. “… Thuaju: ‘Edhe sikur të kishit qenë nëpër shtëpitë tuaja, prapëseprapë atyre që u është shkruar të vriten, do të dilnin në vendin e vrasjes…” (Al’ Imran, 154) Askush nuk vdes pa caktimin dhe lejen e Allahut. Asnjë armik dhe asnjë sulmues nuk mund ta vrasë dikë, të cilit nuk i është shkruar vdekja akoma.

Në të vërtetë, Kurani i referohet kë- saj çështjeje me shprehjen: “Çdo shpirt vdes vetëm me lejen e Allahut, ngase vdekja është shkruar sipas një kohe të caktuar…” (Al’ Imran, 145) Siç e pamë, vdekja ndodh vetëm me caktimin dhe lejen (vullnetin) e Allahut. Por njeriu duhet të marrë masa të rëndësishme dhe të bëjë përgatitjet e domosdoshme kundër rreziqeve, sëmundjeve dhe sulmeve të ndryshme, si dhe të përpiqet të çojë në vend të gjitha mundësitë për t’u vetëmbrojtur.

Per Detaje me te hollesishme ndjekni videon ne vazhdim..

Leave a Reply

Your email address will not be published.