Kush eshte Imam Mehdiu, njeriu qe pritet te vije?! Cili eshte roli i tij?!

Kush eshte Imam Mehdiu, njeriu qe pritet te vije?! Cili eshte roli i tij?!

Secili njeri që sheh iluzione optike e deklaron veten Mehdi. Ashtu siç bëri Mirza Gulam Ahmed Kadijani, Sejd Muhamed Jaunpuri, Wallas Fard Muhamedi, Elijah Pulie, Isa Abdullahu, Abdulla al Harari al Habashi, grupet e devijuara siç janë bahainjët, shiat etj. Ka shumë të tillë që e kanë quajtur veten Mehdi. Sa Mehdi i kemi pasur gjerë me tani dhe sat ë tjerë po presin në prapaskenë?
Vetëm Allahu mund të na ndihmojë na ndihmojë nga këta të ashtuquajtur Mehdi, sepse është bërë e vështirë të bëhet zgjedhje kur dihet se ata na paraqiten nga të gjitha anët. Kur dikush ka çrregullime personaliteti, ai flet gjëra të çuditshme pastaj duke pare natyrshmërinë e reagimit të njerëzve, në mënyrë automatike bëhet paranojak dhe kërkon strehë e ndihmë gjetkë.

Ardhjet e “Mehdiut të Premtuar” neve nuk na e kanë lehtësuar jetën. Ne ishim kërkues dhe do vazhdojmë të mbesim të tillë.
Shumë prej tyre kanë pretenduar se janë imam Mehdiu. Lista e atyre që ne i kemi përmendur është mjaftë e gjerë, dhe shumë musliman kanë rënë në kurth nga ky pretendim. Të shohim se çfarë ka thënë i dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem për ardhjen e imam Mehdiut.

Ka hadithe sahih të cilat tregojnë se Mehdiu do të shfaqet para fundit të botës. Ai është një nga shenjat e orës së fundit. Prej këtyre haditheve janë:

Transmeton Ebu Said el Hudriu se i dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem ka thënë: “Në fundin e kohës së umetit tim, do të paraqitet Mehdiu. Allahu do ti dhurojë shi, toka do nxjerr frutat e saj, ai do të jap shumë para, bagëtia do të shtohen dhe umeti do të jetë në gjendje të mire. Ai do të sundojë shtatë ose tetë vite.” (Mustadrak el-Hakim, 4/557-558; ai ka thënë: ky është hadith isnedi i tij është sahih, me këtë pajtohet Dhehebiu, kurse shejh Albani ka thënë: ky sened është sahih dhe burrat që e transmetojnë janë thikaat ( të besueshëm), Silsilat el-hadith el-sahihah, vol. 2, p. 336, hadithi 771)

“Botës nuk do ti vijë fundi derisa një burrë nga familja ime, emri i të cilit do të jetë si emri im të mos sundoj mbi arabët” (Sahihu i Trimidhiut, Vol. 9, P. 74; Sahihu i Ebu Dawudit, Vol. 5, P. 207; është transmetuar edhe nga Ali b. Ebu Talib, Ebu Saidi, Umu Seleme dhe Ebu Hurejre).

Per me shume ju ftojm qe te ndjekni videon ne vazhdim..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *