Kjo eshte lutja (Duaja) me e pIote dhe domethenese..!?

Kjo eshte lutja (Duaja) me e plote dhe domethenese..!?

Lutja (duaja) është lëshim i një psherëtime; apel nga thellësia e zemrës. Një “ah” e shkëputur nga kraharori. Lutjet janë lotët e fëmijëve, nevoja e fëmijës për qumësht e shndërruar në pa tjetërsim. Çarja e farës dhe shpërthimi i sythit. Lutja është koka e ulur përpara dhe loti që derdhet nga syri. Ndonjëherë edhe ngritja e syve drejt horizontit me shikime që aludojnë në zjarrin që e ndjejmë në kraharorin tonë. Apo të qëndrosh mbi sexhade i palëvizur në thellësi të errësirës.

Njeriu është një krijesë që ka nevoja të pakufizuara, mirëpo i ka të kufizuara kushtet dhe fuqinë për t’i arritur ata. Njeriu ka kërkesa të pa fund sepse ai vet është krijuar për një jetë të pafundme. Mirëpo, pasurinë dhe fuqinë që e posedon për ta arritur atë është shumë e ulët.

Lutja në fakt është një thirrje e gjendjes tonë të dobët. Është pohim i vetëdijesimit të vetes sonë. Pranimi i robit për dobësitë e tij dhe mungesës së kushteve përballë fuqisë së pafund të Fuqisë Absolute të të Krijuesit. Lutja është sekreti më i madh dhe momenti më i fshehtë mes robit dhe Krijuesit të tij. Lutja është lëshim i një psherëtime; apel nga thellësia e zemrës. Një “ah” e shkëputur nga kraharori. Lutje janë lotët e fëmijëve, është nevoja e fëmijës për qumësht e shndërruar në patjetërsi. Çarja e farës dhe shpërthimi i sythit.

Kthimi i luleve të diellit kah dielli. Lutja është pranverë, verë dhe dimër. Është kohë me shi dhe pa shi. Është borë, erë dhe stuhi. Është eklipsi diellor dhe fshehja e hënës. Lutja është koka e ulur përpara dhe loti që derdhet nga syri. Lutja është lumturi, shqetësim, gëzim, brengë. Lutja është bisedë individuale me Mikun më të Madh. Ndonjëherë edhe ngritja e syve drejt horizontit me shikime që aludojnë në zjarrin që e ndjejmë në kraharorin tonë. Apo të qëndrosh mbi sexhade i palëvizur në thellësi të errësirës.

Per me shume ndjek videon ne vazhdim me titull : “Kjo eshte lutja (Duaja) me e pIote dhe domethenese..!?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *