Dr Epidemiologu Ilir Alimehmeti : Do ta kaloni flamen lehtshëm vetëm nëse ndiqni këshillat e gjyshes të cilat janë

Dr Epidemiologu Ilir Alimehmeti : Do ta kaloni flamen lehtshëm vetëm nëse ndiqni këshillat e gjyshes të cilat janë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti iu bën thirrje qytetarëve që ndodhen në fazën e parë të inf ektimit që të mos enden nëpër faramci për të marrë antibio tikë.

Ai tha në Vizion Plus që të prekurit duhet të ndjekin “këshillat e gjyshes”, siç janë ushqimi i mirë, fjetja, qëndrimi në ambiente të ngrohta, mbajtja e distancës me të tjerët, ajrosja e ambientit etj.

“Cdo pacient do parë më vete, është një individ më vete, reagon në mënyrën e tij specifike. Kjo është arsyeja pse mjeku është kyc në këtë bisedë.

E megjithatë, nqs duam të vëmë një të mesme të artë, sepse neve kur flasim, kur flasim për shumë njerëz, duhet të flasim për një të mesme, nuk mund të flasim dot për cdo individ, atë e bënë vetëm mjeku kurues.

Në të mesmen e artë dimë që ditët e para, shenjat janë vi rale të thjeshta, që do të thotë, nuk ka nevoj as për antibio tikë, nuk ka nevoj as për antikoagulantë dhe nuk ka nevojë për asnjëlloj gjëje të cuditshme përvec se ndonjë paracetamoli në rast temperature apo ndonjë dhimbje trupore edhe ndonjë vitaminë eventuale suplementi.

Pjesa tjetër, janë këshillat e gjyshes, ushqehu mirë, fli gjumë, vishu, qëndro në ambiente të ngrohta, larg të tjerëve, ajros ambientin. Pra këto janë fazat vi rale të përgjithshme.

Patjetër nga njeriu në njeri, dhe nga varësi të sëm. undjeve të tjera që mund të ketë, mjeku kurues mund të japi specifika të ndryshme nga një moment në tjetrin.

Por fazat e para janë virale dhe antibiotiku thjesht na jep vetëm efektet anë sore të tij, por vi rusit antibio tiku nuk I bën dot asgjë. Shërben vetëm në ato raste kur mbivendoset një inf eksion bak terial që të sigurtë, nuk ndodh në ditët e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *