Namazi celesi i dyerve te Xhenetit dhe miresive te medha..!? Fale Namazin..!?

Namazi celesi i dyerve te Xhenetit dhe miresive te medha..!? Fale Namazin..!?

Namazi është detyrë (obligim) i domosdoshëm për myslimanët të cilët kanë arritur moshën e pjekurisë (moshën madhore) dhe mentalishtë janë të shëndoshë (jo të çmendur). Namazi është obligim fetar dhe këtë mund ta vërtetojmë me shumë ajete kur’anore dhe shumë hadithe të Pejgamberit a.s., si dhe çfarë rëndësie i ka dhënë Pejgamberi a.s. namazit. Me një hadith u drejtohet prindërve myslimanë duke thënë: «Urdhëroni (mësoni) fëmijët tuaj të falin namaz kur ata i kanë shtatë vjet, filloni me rrahje (të lehtë) t`i shtini në namaz kur ata i mbushin dhjetë vjet». Në vazhdim t’i cekim disa ajete kur’anore rreth faljes së namazit.

Në suren El-bekare, (ajeti/3) All-llahu xh.sh. thotë: Duke i lavdëruar myslimanët «Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin)». Me një ajet tjetër na tregon se si duhet kryer namazin dhe si të veprohet gjatë kryerjes së namazit, ku thotë: «Kur të kryeni namazin përmende All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë fale namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim i caktuar për myslimanët» (ajeti/103).

Ndërsa në suren El-maunë na tregon se si duhet sinqerisht të kryhet falja e namazit. All-llahu xh.sh. thotë: «Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm» (ajeti/4.5). Këto ishin disa nga ajetet e shumta që flasin për namazin, dhe rëndësinë e tij. Duhet ditur se para së gjithash Ditën e kiametit (gjykimit) myslimani do të pyetët për namazin, këtë e vërteton fjala e Pejgamberit a.s.» Më parë robi do të gjykohet Ditën e kiametit për namazin, në qoftë se e ka kryer namazin ashtu si duhet i ka kryer edhe detyrat tjera, e në qoftë se nuk e ka kryer namazin, nuk i ka kryer edhe detyrat tjera».

Çka do të bëhet me atë që nuk e fal namazin:

Nuk ka dyshim se ai i cili nuk e fal namazin, dhe e mohon faljen e namazit ai është jobesimtarë (qafir). Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit a.s.: «Dallimi mes burrit dhe qufrit është lënia e namazit». Po ashtu mund të bazohemi në hadithin tjetër, ku Pejgamberi a.s. ka bërë dallimin në mes myslimanëve dhe hipokritëve (mynafikëve) ku thotë: «Premtimi (besa) mes nesh dhe mes tyre është namazi, kush nuk e fal, ka bërë qufër».

Dënimi i atij që nuk e fal namazin:

Ai mysliman që e mohon faljen e namazit konsiderohet jobesimtarë, dhe dënimi i tij është vrasja, pasi që t’i jepet një afat prej tri ditësh ndoshta ai kthen dhe pendohet. Ai i cili nuk e fal namazin prej mërzie, dhe e shtyn dita ditës dhe duke qenë në bindje të plotë se e ka këtë obligim, ky njeri dënohet. Dënimi i tij në këtë botë është të burgoset dhe në çdo kohë të namazit të rihet derisa t`i rrjedhë gjak, kjo rrahje vazhdon derisa të fillojë të falet.

Dobitë që sjell namazi:

Të gjitha ibadetet që i kryen myslimani, sjellin dobi të veçanta, si namazi, agjërimi, etj. Falja e namazit është një metodë me të cilën i drejtohemi Krijuesit tanë me adhurim, gjatë faljes së namazit myslimani e falënderon All-llahun për nimetet (të mirat) që ia ka dhuruar, me këtë shtohet afrimi tek madhëria e Tij, dhe e vërteton ajetin kur’anor në të cilin All-llahu thotë: «Nuk i kam krijuar xhinët e njerëzit, përpos të më adhurojnë». Namazi e ndalon njeriun nga çdo vepër e ligë, e gjithnjë e udhëzon në rrugë të mbarë dhe të hajrit.

Në vazhdim të cekim hadithin e Pejgamberit a.s. i cili e sqaron se si falja e namazit i shlyen mëkatet «A jeni duke parë kur një lum kalon para derës suaj, e në atë lumë laheni pesë herë në ditë. A do të mbetet, vallë, diçka e papastër në trupin tuaj? Ata iu përgjigjën jo! Të tilla janë pesë kohët e namazeve. All-llahu xh.sh. i shlyen me to mëkatet e njerëzve».

Falja e namazit i bashkon myslimanët. Sa bukur është kur i madhi dhe i vogli, i varfëri dhe i pasuri, të gjithë rreshtohen në namaz të njëjtë pa kurrfarë dallimi në mes tyre, të përbashkët e kryejnë urdhrin e All-llahut xh.sh. Por ky bashkim vëllazëror kur bëhet pesë herë në ditë, me siguri këta njerëz do të jenë si një trup i përbashkët duke vërtetuar fjalën e krijuesit të tyre «me të vërtetë myslimanët janë vëllezër» .

Per me shume ndjek videon ne vazhdim me titull” Namazi celesi i dyerve te Xhenetit dhe miresive te medha:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *