Jo e zakontë! Mjeshtri ndërton tunel sekret që lidhej me shtëpinë e së dashurës së tij, pendohet kur i zbulon i shoqi

Jo e zakontë! Mjeshtri ndërton tunel sekret që lidhej me shtëpinë e së dashurës së tij, pendohet kur i zbulon i shoqi

Shpesh marrëdhëniet në çift nuk ecin ashtu siç duhet dhe për këtë arsye partnerët e palumtur ndihen të paplotësuar dhe kërkojnë që këtë boshllëk ta mbushin në lidhje të tjera.

I tillë është një rast që ka ndodhur në Meksikë, ku një murator i quajtur Alberto, ka ndërtuar një tunel nga shtëpia e tij për të shkuar fshehurazi tek e dashura. Por plani i tij duket se dështoi, pai u kap nga bashkëshorti i kësaj të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Villas del Prado në Tijuana dhe çifti takohej fshehurazi, gjatë kohës që burri i saj ishte në punë. Por teksa një ditë u kthye më herët, ai i kapi në befasi ata dhe gjeti të dashurin e gruas të fshehur poshtë divanit. Më pas ai u habit nga ajo çfarë zbuloi, pasi pikërisht aty ishte hapur një tunel, me anë të të cilit ai futej brenda në shtëpi.

Në momentin e ngjarjes, dy burrat u zunë me njëri-tjetrin dhe u desh ndërhyrja e policisë që situata të normalizohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.