Dr.Specialisti Britanik: “Gjuha C0 vid”, simptoma më e re e koronavirusit

Dr.Specialisti Britanik: “Gjuha C0 vid”, simptoma më e re e koronavirusit

Epidemiologu i njohur britanik, Tim Spector, ka paralajmëruar për një simptomë të re të koronavirusit, që deri tani nuk ka rënë në syrin e ekspertëve. Bëhet fjalë për “gjuhën C0 vid”, siç e ka përcaktuar ai.

“Nëse ke ndonjë simptomë të çuditshme ose edhe dhembje koke apo lodhje, qëndro në shtëpi”, tha Spector.

Eksperti e ka shoqëruar mesazhin e tij me një foto të një rasti “gjuhe C0 vid”, ku shihet një gjuhë e njollosur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se simptomat më të zakonshme të C0 vid-19 janë temperatura, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes apo shijes, lodhja, dhembja e kokës dhe dhembja e fytit.

Por, tani, sipas ekspertëve britanikë, “gjuha C0 vid” po vihet re gjithmonë e më shpesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.