Lute Allahun dhe falenderoje Ate per miresite qe ju ka dhene dhe mos u brengos

Lute Allahun dhe falenderoje Ate per miresite qe ju ka dhene dhe mos u brengos…!?

Falënderim (shukr) do të thotë shpërblim ndaj tjetrit për bamirësinë e tij, si dhe thurja e lavdatave të bukura për atë që të jep të mira dhe begati. Së këtejmi, Ai që më shumti e meriton falënderimin dhe lavdërimin (detyrimisht) prej robërve të Tij është Allahu i Madhërishëm.

⚪ Kjo, për shkak të mirësive, begative dhe dhuntive të shumta që Ai u ka dhënë robërve të Tij në fe dhe dunja.
Allahu i Lartësuar na urdhëron që ta falendërojmë Atë për shkak të këtyre mirësive të shumta, dhe mos t’i mohojmë ato.

➖Ai, qoftë i Lartësuar, thotë: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime) dhe falenderomëni Mua (duke M’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” (El Bekarah, 152).

Ata të cilët më së shumti e zbatuan këtë falënderim ndaj Zotit të tyre, saqë e merituan të cilësohen si “Shakir (falënderues)”apo “shekur (shumëfalënderues)” janë të Dërguarit e Allahut,alejhimus salatu wesselam.

➖Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë,Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët, (por ka qenë) mirënjohës (shakir) ndaj dhuntive të Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë.” (En Nahl, 120 – 121);”

➖Ju jeni pasardhës të atyre që Ne i mbartëm me Nuhun! Ai ka qenë vërtet një rob mirënjohës (shekur).” (El Isra,3).

Per me shume ndjekni ideon ne vazhdim

Leave a Reply

Your email address will not be published.