Lutje (Dua) e fuqishme: O Zoti im, Ty të takon falënderimi, Ti je Nuri (Drita) i qiejve dhe i tokës

Lutje (Dua) e fuqishme: O Zoti im, Ty të takon falënderimi, Ti je Nuri (Drita) i qiejve dhe i tokës

Lutje (Dua) e fuqishme: O Zoti im, Ty të takon falënderimi, Ti je Nuri (Drita) i qiejve dhe i tokës

Lutje e fuqishme: O Zoti im, Ty të takon falënderimi, Ti je Nuri i qiejve dhe i tokës …Allahumme lekel-hamdu ente nurus-semeveti vel-erdi, ve men fihinne, ve lekel-hamdu ente kajimus-semeveti vel-erdi ve men fihinne, ve lekel-hamdu entel-haku ve ve’aduke hakun, ve kavluke hakun, ve likauke hakun, vel-xhennetu hakun, ven-naru hakun, ven-nebijjune hakun, ve Muhamedun hakun ve se’atu hakun.Allahumme leke eslemtu ve alejke tevekeltu, ve bike amentu, ve ilejke enebtu, ve bike hasamtu, ve ilejke hakemtu, fagfirli ma kademtu ve ma ehartu, ve ma esrertu, ve ma ‘alentu, ente el-Mukadimu ve ente el-Muahiru la ilahe ila ente, ente ilahi la ilahe il-la ente.(O Zoti im, Ty të takon falënderimi, Ti je Nuri (Drita) i qiejve dhe i tokës dhe i asaj çka në to, Ty të takon falënderimi; Ti je ngritës i qiejve dhe i tokës dhe asaj çka në to, Ty të takon falënderimi;

Ti je Zot i qiejve dhe i tokës dhe asaj çka në to, Ty të takon falënderimi; i Yti është Sundimi i qiejve dhe i tokës dhe i asaj çka në to, Ty të takon falënderimi; Ti je Sundues i qiejve dhe i tokës, Ty të takon falënderimi, Ti je i vërtetë dhe premtimi Yt është i vërtetë, fjala Jote është e vërtetë, takimi Yt është i vërtetë, Xheneti është i vërtetë, Xhehenemi është i vërtetë, Pejgamberët janë të vërtetë, Muhamedi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë.

O Zoti im, Ty të jam nënshtruar dhë në Ty jam mbështetur, Ty të kam besuar dhe Ty të drejtohem, për Ty hasmohem dhe te Ti kthehem për gjykim, m’i fal mëkatet e mia të mëparshme dhe të tanishmet, ato që i kam bërë fshehurazi dhe haptazi. Ti je i Pari dhe Ti je i Fundit, s’ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti je Zoti im, s’ka Zot tjetër përveç Teje).

Leave a Reply

Your email address will not be published.