Hoxha duke fal namaz ia dorzon shpirtin Allahut! (VIDEO)

Hoxha duke fal namaz ia dorzon shpirtin Allahut! (VIDEO)

Thuaj: “Engjëlli i vde kjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
U përplas për toke i vde kur!
SubhanAlla!
Duke u falë në xhami, Imami ia derzon shpirtin Allahut azze ue Xhel!
Nuk e di se çka të themi për këtë lloj vde kj eje, a duhet ngushëlluar apo duhet përgëzuar?!
Përfundim madhështor!

Allahu e mëshirofte dhe neve na dhashtë përfundim të mirë! Amin!

25. E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.
(2-Bekare)

15. Thuaj: “A t’ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë.
(3-Ali Imran)

57. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i fusim në xhennet nën të cilin burojnë lumenj, ku do te jenë përgjithmonë. Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.
(4-Nisa)

85. Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.
(5-Maide)

45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve.
46. (u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
48. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.

49. Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
50. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm.
(15-Hixhr)

30. E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.
31. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni.
32. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!(41-Fussilet)

(39-Zumer)
20. Ndërkaq, ata që u ruajtën për hir të Zotit të tyre, për ta do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rrjedhin lumenjtë. Premtim i All-llahut, e All-llahu nuk e thyen premtimin.(39-Zumer)

8. Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!(40-Gafir)

Leave a Reply

Your email address will not be published.