Kadaif me krem. Embelsira me e mire dhe e pershtatshme per cdo feste.

Kadaif me krem. Embelsira me e mire dhe e pershtatshme per cdo feste.

A keni ngrënë ndonjëherë kadaif me krem? Kjo është një recetë shumë e shijshme dhe e preferueshme që të përgatitet. Aq më tepër kur kemi ditë festive sic janë festat e Bajramit. Prandaj ne ju sygjerojmë që ta provoni dhe ta përgatisni sa më parë Kadif me krem është një nga ëmbëlësirat që preferohet nga të gjithë. Për shumicën prej nesh ajo përfaqëson një nga shijet e fëmijërisë. Andaj mos hezitoni ta provoni!

Përbërësit për kadaif

350 gr kadaif
3 lugë gjalp
5 lugë sheqer

200 gr arra
Për kremin
1 litër qumësht

1 gotë sheqer
2 lugë miell
3 lugë niseshte

200ml ajkë
1 sheqer vanilje

Mënyra e përgatitjes

Së pari në një tigan hedhim gjalpin dhe sheqerin. Pasi të fillojnë të karamelizohen shtojmë kadaif. Përziejmë mirë në mënyrë që kadaifi të piqet njejtë. Pastaj shtojmë arrat të cilat i kemi bluar në mikser. Kur e shohim se e kemi gati, ndalojmë zjarrin dhe gjysmën e kadaifit e hedhim në tepsi duke e shtypur mirë me dorë.

Në anën tjetër përgatisim kremin me përbërësit e përmendur më lartë. I ziejmë ata ngadalë. Derisa të fillojmë një masë të dendur. Kur të jetë krijuar masa, këtë masë e shtojmë sipër kadaifit. Përmbi kremin hedhim përsëri kadaifin e mbetur duke u mbulur komplet sipërfaqen e kremit.

Kështu ky kadaif me krem është gati. Kadaifin e vendosim për ftohje dhe e shërbejmë vetëm pasi të jetë ftohur mirë. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *