Nëse vërtet vuani nga shiatiku mund ta shëroni kështu me efikasitet…

Nëse vërtet vuani nga shiatiku mund ta shëroni kështu me efikasitet…

Tingëllon e pazakonshme, mirëpo njerëzit betohen që ka ndikim.

Shiatiku është emri i një sindrome që është e karakterizuar nga dhimbja dhe që të dërgon drejt nervit shiatik. Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup, ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës.

Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik.

Cilat janë simptomat e shiatikut?

Dhimbja nga shiatiku është ndjerë përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës. Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulare e këmbës.

Format e buta të shiatikut zakonisht kalojnë vetvetiu, mirëpo për rastet e rënda shpesh ndihmojnë recetat shtëpiake Një ndër recetat më të popullarizuara për lehtësimin e vuajtjeve është qumështi me hudhër.

Përbërësit: 4 thelpinj të thërrmuar, një filxhan qumësht, mjaltë sipas shijes.

Përgatitja: Hudhrën dhe qumështin qiteni në një tenxhere dhe lëreni të vlojë në zjarr mesatar, duke e përzier vazhdimisht. Kur të vlojë, hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet dhe sipas dëshirës ëmbëlsojeni.

Meqenëse hudhra tëhollon gjakun, nuk duhet që këtë përzierje ta pini më shumë se një herë në ditë, mirëpo edhe kjo është plotësisht e mjaftueshme që t’i lehtësojë dhembjet.

Pjesa më e madhe e shiatikut përmirësohet brenda pak javëve dhe nuk rezulton në një dëmtim të përhershëm. Nëse dhimbja juaj nuk largohet pas disa javëve, duhet të shkoni tek doktori juaj. Nëse ju humbni kontrollin e fshikëzës tuaj ose të zorrëve ose keni dhimbje të forta, dobësi të muskujve apo mpirje, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *