Biljarderi pse po iu del në krah myslimaneve në Zvicër: Paguan dënimet e grave që veshin Nikab…!

Biljarderi pse po iu del në krah myslimaneve në Zvicër: Paguan dënimet e grave që veshin Nikab…!

Aktivisti dhe milioneri francezo-algjerian, Rachid Nekkaz dëshiron të paguajë të gjitha dënimet e grave që veshin Nikab në Zvicër, por jo edhe Burka.

Ai ka filluar ta bëjë këtë, madje edhe para se të hyjë ligji në fuqi në të gjithë Zvicrën. Deri më tani, sipas deklaratës së tij, tashmë ka paguar gjoba në kantonin Ticino dhe St. Gallen, transmeton Telegrafi.

“Unë jam i përkushtuar në mbrojtjen e lirisë së fesë dhe veshjes. Unë e bëj këtë për ata që duan të veshin Nikab lirshëm në Evropë, si dhe për ata që nuk duan të veshin vello në botën myslimane, për shembull në Sudan dhe Iran”, tha ai, raporton blick.ch.

Ndryshe, në Ticino, një gjobë për veshjen e Nikabit dënohesh mbi nëntë mijë euro. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.