Menyra se si arrin magjistari nepermjete ketyre kushteve te bej magji ?!
Menyra se si arrin magjistari nepermjete ketyre kushteve te bej magji ?!




Si arrin magjistari të bashkpunojë me xhindët dhe t’i vëjë në shërbim të tij?
Magjia nuk mund të realizohet veçse duke adhuruar magjibërësi shejatanin dhe duke i shërbyer ky i fundit magjibërësit. Shejatanët nuk u shërbejnë magjistarëve vetëm nëse këta të fundit bëhen femohues.




Llojet e femohimit që ushtrojnë magjistarët ndryshojnë sipas asaj që e dëshiron apo që e dikton shejtani.
Nëse magjistari nuk i bën veprat e femohimit ose neglizhon kryerjen e tyre, shejtani nuk i shërben. Kështu, magjistari dhe shejtani janë partnerë të cilët janë takuar për të bërë gjynahe e për të shkelur ligjet e fesë. Nëse shikon në fytyrën e një magjstari do të vëresh se errësira i mbulon fytyrën si një re e zezë.
Nëse e njeh magjistarin nga afër do të konstatosh se ai jeton në mjerim me bashkëshorten e tij, me fëmijët e tij, madje edhe në vetvete.
Ai nuk mundet të flejë i qetë, përkundrazi trembet në gjumë herë pas here. Përveç që shejtanët shpeshherë lëndojnë fëmijët dhe gruan e tij dhe nxisin grindje e mosmarrëveshje mes tyre.
Prandaj, Allahu i Lartësuar thotë: “Magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet” [Taha: 69].




Magjistari dhe shejtani bein dakord që magjistari të mohoj fenë, të bëjë vepra femohimi, të bëjë gjynahe, t’i bëj shok Zotit, dhe që shejtani t’i shërbejë ose t’i nënshtrojë një shërbëtor nga xhindët.
Zakonisht, për të bërë magjinë, magjistari merr, ose i jepet, një send prej personit që do të yshtet me magji, si: një copë rrobë, një fije floku, një copë thoi etj.
Nëse nuk gjendet ndonjë gjurmë a send i personit, për dëmtimin e të cilit lidhet magjia, atëherë magjistari pyet për emrin e nënës së tij, në mënyrë që të gjejë një shenjë për të lidhur magjinë me të magjepsurin.
Pas kësaj, lidh disa nyje në të cilat gjendet edhe kjo gjurmë a ky send.
Më pas lexon yshtjet dhe fjalët, simbolet e shprehjet e tij magjike e djallëzore, gjëra këto të cilat janë përpjekje për të kërkuar ndihmë nga shpirtrat e këqinj për ta bërë magjinë me ndikim.




Kështu, shejtanët rrebelë të cilët i adhuron dhe i respekton magjistari, e ndihmojnë dhe i nënshtrojnë ndonjë shpirtë të keq.
Ky shpirt i keq përpiqet të shqetësojë personin kundra të cilit është lidhur magjia. Nëse shpirti i keq (xhindi) arrin ta shqetësojë, ai nuk i ndahet vetëm nëse do të prishet magjia ose të zgjidhen nyjat e lidhura nga magjistari.
Ndërkohë magjistari apo dikush i rekomanduar prej tij i merr nyjat e lidhura së bashku me disa letra (hajmali, nuska), ku janë shënuar yshtje, fjalë, simbole e fomula djallëzore, dhe i vë ato në një vend afër, ose larg, të magjepsurit, me qëllimi që magjia të mos i ndahet.
Magjinë mund ta groposin në tokë, mund të fusin në një varr, sidomos me ndonjë xhenaze, mund ta hedhin në det, mund ta groposin në breg të detit, ose mund ta vendosin në çfardolloj vendi të fshehtë në mënyrë që të mos njihet vendi dhe të mos të zgjidhet magjia.
Ka raste që magjistari ia jep ndonjërit magjinë në ushqim, me qëllim që të zëjë vend në barkun e tij dhe të tërheqë shpirtin e keq (shërbëtorin e magjisë).




Disa punë që bëjnë magjistarët për të sjellë ose për të kërkuar ndihmën e xhindëve:
Betohen në xhindët, sidomos në të parët e tyre. Betimi lejohet veçse në Allahun.
Lexojnë yshtje, fjalë të pakuptueshme, formula magjike, shprehin fjalë idhujtarie dhe u kërkojnë ndihmë xhindëve. Dihet që njeriu duhet t’i lutet dhe t’i kërkojë ndihmë veçse Allahut. Në rast një person i lutet dikujt tjetër veç Allahut, ai konsiderohet idhujtar, dhe për pasojë nëse vdes në atë gjendje, në botën tjetër, do të jetë përgjithmonë në zjarr.
Magjistari sjell ose kërkon një shpend, ose një kafshë, ose një pëllumb, me cilësi të caktuara sipas kërkesës së xhindit, por kryesisht në ngjyra të zezë, pasi xhindët e pëlqejnë këtë ngjyrë, pastaj e ther, ose urdhëron të theret, pa përmendur emrin e Allahut. Ndonjëherë e lyen të sëmurin me gjakun e saj dhe ndonjëherë jo. Më pas e hedh, ose urdhëron të hidhet, në një vend të shkretë, të rrënuar, ose në një pus, ose në një vend të pabanueshëm, vende




këto ku zakonisht banojnë xhindët. Dihet që kafsha duhet të theret vetëm në emër të Allahut. Kur të therësh kafshën duhet të thuash ‘bismilahi – në emër të Allahut’. Kurbanin duhet t’ia kushtojmë vetëm Allahut të Lartësuar. Therja e kafshës për diçka tjetër veç Allahut është idhujtari (shokvënie ndaj Allahut). I Dërguari i Allahut thotë: “Allahu e mallkoftë atë që ther për diçka tjetër veç Allahut”.
Vëzhgon lindjen e një ylli të caktuar dhe pastaj i drejtohet këtij ylli me lutje e shprehje magjie, më pas lexon formula idhujtarie e femohimi, duke hamendësuar se gjoja në këtë mënyrë zbret spirualiteti i këtij ylli. Në të vërtetë kjo praktikë është adhurim e hyjnizim ndaj këtij ylli. Edhe në qoftë se astrologu nuk e di një gjë të tillë, ky quhet adhurim dhe madhërim i diçkaje tejtër veç Zotit. Faktikisht, ai që mund t’i përgjigjet dhe t’i plotësojë dëshirën në këtë moment magjistarit është shejtani. Magjistari mendon se i përgjigjet ylli, por në fakt ylli nuk ka të bëjë fare me këtë gjë. Magjistarët mendojnë se një magji e tillë zgjidhet veçse kur lind pikërisht ky yll, andaj presin shfaqjen e këtij ylli dhe pastaj i luten dhe i kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e magjisë.
Shkruan hajmali apo nuska, ku shënon simbole, si: yje, shumkëndësha, shkronja, numra, katrorë, vija dhe shprehje të pakuptueshme, qoftë edhe nëse shkruan krahas tyre dhe ajete Kurani.
Murmurit e namatit fjalë të pakuptueshme.




Me ndihmën e xhindit magjistari mund t’i tregojë, për shembul, të sëmurit emrin e
tij, emrin e qytetit të tij dhe problemin për të cilin ka ardhur.
Magjistari, në këmbim të shërbimit i shet shejtanit vetveten dhe gjithçka që
zotëron, sakrifikon të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër. Magjistari zhvishet nga çdo virtyt dhe punë e mirë. Ai bëhet armik i feve dhe i librave qiellore.
Këto të fundit përpiqet t’i djegë, t’i grisë dhe t’i përdorë për qëllime të këqija. Magjistari hyjnizon e adhuron shejtanët, yjet, planetet, idhujt ose njerëzit. Ai është shëmbëlltyra e fëlliqësisë, papastërtisë dhe shpirtultësisë, pasi zakonisht kështu duan xhindët.




Ai është i gatshëm të bëjë krime, punë të turpshme, të degjenerohet e të zhytet në shthurje.
Ndonëse disa prej tyre mund të falen, të agjërojnë dhe të lexojnë Kur’an, madje dhe të shkruajnë vargje Kur’ani në hajmali e në nuska, por këto i bëjnë vetëm për të mashtruar njerëzit.
Ka edhe magjistare që pastrohen e përfumosen për të mos u marr vesh nga njerëzit, ose për shkak se kështu e pëlqen bashkpunëtori xhindi, por kjo ndodh rrallë. Magjia dhe magjistarët shikohen me sy të keq nga njerëzit, prandaj ata përpiqen ta ushtrojnë magjinë pa u marrë vesh. Disa njerëz shkruajnë formula e simbole magjie në hajmali e nuska për qëllime dashurie, ndarje etj., duke mos e ditur se janë të tilla. Gjithsesi, ato quhen magji dhe mund të japin efektin e magjisë.




Në qoftë se vëren tek një frymëtarë, një i uashtuquajtur njeri i mirë apo hoxhë, njërën nga veprimet ose shenjat e mësipërme, dije se ai është magjistarë, prandaj mos shko tek ai, se në të kundërt ndaj teje do të vlejë thënia e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem: “Kushdo që shkon tek një fallxhor dhe i beson asaj që thotë, ai ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit salAllahu alejhi ue selem (që do të thotë se është bërë jomusliman)”.



