Kadaif me krem.EmbeIsira me e mire per cdo feste…!?

Kadaif me krem.Embelsira me e mire per cdo feste.

Përbërësit:
300 gr kadaif

1 gotë e gjysëm sheqer për kadaifin
5-6 lugë sheqer për kremin

1 gotë arra të bluara
100 gr margarin
1 l qumësht

4 lugë miell
3 lugë nisheste
1 e verdhë e vezës

200 ml ajkë e ëmbël
1 sheqer vanile

Përgatitja:

Kadaifin e grimcojmë imët. Në një enë pak më të madhe shtojmë kadaifin, arrat , margarinën dhe sheqerin. I fërgojmë në temperaturë të ulët duke i përzier pandërprerë deri sa të marrin ngjyrë karameli.
E lejmë anash që të ftohet. Në ndërkohë ziejmë kremin.

1 l qumësht e përziejmë me sheqer, miell, nisheste, sheqer vanile dhe të verdhën e vezës. Ziejmë në zjarr të ngadalshëm deri sa të trashet duke e përzier pandërprerë.

Pasi të ftohet kremi i shtojmë 200 ml ajkë të rrahur me mikser.
Në tepsi vendosim gjysmën e kadaifit e rrafshojmë mirë pastaj shtojmë te gjithë kremin. Mbi krem shtojmë gjysmën tjetër të kadaifit.

Gjithashtu, kjo ëmbëlsirë mund të përgatitet edhe me djath pa kripë apo mocarela.
Mënyra e përgatitjes eshte pothuajse e njejtë përveq se kadaifi piqet pasi t`i shtohet mocarella.Pasi të piqet, ftohet dhe në fund i hidhet sherbeti i nxehtë(jo valë).

Leave a Reply

Your email address will not be published.