Në qoftëse ndiheni paksa të rënde nga stomaku dhe doni të freskoheni dhe të liroheni : Kjo është receta tepër e thjeshtë nga Linda Fishta
Në qoftëse ndiheni paksa të rënde nga stomaku dhe doni të freskoheni dhe të liroheni : Kjo është receta tepër e thjeshtë nga Linda Fishta




Nga Linda Fishta : Kur e ndjej stomakun te rende ose dua te freskohem nje sorbeto me limon e pergatitur ne shtepi eshte zgjidhja me e mire. Ka plot menyra per ta pergatitur, po une e pergatis keshtu pasi eshte light dhe pergatitet vetëm për 20 minuta.
Përbërësit: (për të matur përbërësit përdorim të njëjtën gotë )
1 gotë ujë.
1 gotë sheqer.
1 gotë lëng limoni i freskët.
Përgatitja:




Në një tenxhere vëmë ujin dhe sheqerin të marrin valë, duke i përzier here pas here. Shtojmë lëngun e limonit dhe pas 5 minutash e heqim tenxheren nga zja. rri.
E lëmë të vaket, e grijmë në blender ose në mikserin që keni, por me funksionin e grirjes, për 1 minut.
Heqim me lugë shkumën që krijohet dhe pasi e hedhim në një kuti plastike, e mbulojmë me leter furre ne kontakt me lengun, i veme kapakun dhe me pas e fusim në ngrirje ne frigorifer për një natë. Të nesërmen është gati.



