Po bën namin kjo video / Kjo është receta më e famshme në TikTok për momentin

Po bën namin kjo video / Kjo është receta më e famshme në TikTok për momentin

Ne TikTok ka me mijëra video recetash. Gjatë karantinës, të gjithë provonin kafen “Dalgona” dhe herë pas here, receta dhe ide të tjera janë bërë virale.

Pas “tavolinës së patatinave”, radhën e ka një tjetër ushqim për t’u bërë i famshëm: Djathë i pjekur me domate, ose makarona të përgatitura me djathin + domatet si salcë.

Sigurisht, që ideja (aspak e komplikuar), nuk u shpik në TikTok. Për herë të parë, receta u prezantua në 2019-ën nga Hayrinen, e cila e hodhi në blogun e saj.

Në shtator të vitit të kaluar ajo shkroi: “Shitjet e djathit feta u rritën me 300% dhe përbërësit e tjerë po mbaronin nëpër markete”.

E gjitha çfarë ju duhet për këtë salcë është:

600gr domate të vogla
Kripë për shije
Piper të zi
Një lugë gjelle origano
Spec i kuq i bluar
60ml vaj ulliri
3-4 thelpinj hudhër
225gr djathë feta
Shpjeguar thjeshtë, recetën e gjeni në videon më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published.